Shen Gjergji PPT

Views:
 
     
 

Presentation Description

Pse Festohet Shen Gjergji

Comments

Presentation Transcript

Slide 1: 

Shën Gjergji: Origjina dhe Historiku Një Vështrim Krahasimor Përgatiti: Mr. Sci. Driton Morina, Magjistër i Shkencave Komperative (Krahasuese) të Religjionit 2 Maj, 2009- Rahovec 7 Xhumadel Ula, 1430

Slide 2: 

Një simpatizues anglez me kryqin e Shën Gjergjit në fytyrë Kush është Shën Gjergji? Si erdhi deri të festimi i Shën Gjergjit? Nga kush, kur dhe si festohet Shën Gjergji? Shën Gjergji dhe Muslimanët/Islami? Hyrje Në botë ekzistojnë rreth 11 mijë besime/religjione të ndryshme. Vetëm gjatë muajit Maj 2009, 12 festa fetare në tërë botën. Nga Maji deri në fund të vitit 2009 ekzistojnë 107 festa fetare në tërë botën. (http://www.interfaithcalendar.org)

Slide 3: 

Kush është Shën Gjergji U lind në Nikomedia (Nicomedia), rajon në Turqinë e sotme. Ka jetuar në shek. III (e. r.) (275?-303) Prindërit e tij ishin të Krishterë Më vonë jetoi në Palestine U bë ushtar Romak Protestoi kundër persekutimit të Krishterëve nga ana e Romës U burgos dhe u torturua por qëndroi besnik ndaj besimit të tij (krishterë) Iu pre koka në Lyda të Palestinës me 23 Prill 303. Gustave Moreau, BBC - Religion & Ethics - Saint George Introduction Shih me gjerësisht: Shën Gjergji, Martiri i Madh Çudibërës, Komuniteti Ortodoks Shqiptar, www.forumishqiptar.com Jacobus de Voragine, The Golden Legend: or Lives of the Saints as Englished by William Caxton, F.S. Ellis, ed. (London, 1900), vol. III:123-45), fq. 128

Slide 4: 

Si erdhi deri te festimi i Shën Gjergjit Torturat (gjatë shek III dhe IV) + Fitorja ndaj përbindëshit (dragoit) = Shën Gjergji Fitimtar; ai simbolizon fitoren e të ‘shenjtit’ (mirës) kundër se keqes. Martir i Krishterimit për shkak se flijoi jetën për besimin e tij të krishterë kundër Perandorit më mizor Romak, Diocletian, që shtypte krishterët e hershëm para zyrtarizimit të Krishterimit në Perandorinë Romake. Në vitin 1222, Këshilli Kombëtar në Oksford shpalli 23 Prillin, Dita e Shën Gjergjit, si ditë feste anekënd Anglisë. Pas zyrtarizimit të Krishterimit Sh. Gjergji u bë simbol dhe mbrojtës i ushtrisë bizantine dhe shumë vendeve Evropiane, për shkak se ai ishte ushtari i parë profesionalist i krishterë në Perandorinë Romake Shih: Bulgarian National Radio: Religion and History, Saint George’s Day. http://www.bnr.bg Po ashtu: http://en.wikipedia.org/wiki/St_George's_Day

Slide 5: 

Shumica e vendeve me popullatë të krishterë, Pjesë të Lindjes së Mesme, tërë Evropa, SHBA dhe tej Oqeania. Kjo pikturë e Sh. Gjergjit është në Palestinë, shumicën e jetës ai e kaloi aty, ku edhe vdiq. Nga Kush Festohet Shën Gjergji Shumica e Krishterëve: Katolik dhe Anglikan= Saint George Day; Ortodoks= ???????, Yuriev Den, Ðurdevdan, Protestantët= / Disa nga Çifutët, duke konsideruar qytetin Lyda si vendi ku është varrosur profeti Elijah/Elisha (Iljasi apo Eljesai). Disa nga Muslimanët, duke konsideruar atë si hazreti Hidri (Hizir ?????- i Gjelbëri), respektivisht një takim metafizik i Hidrit dhe Iljasit i njohur tek sufitë si Hidirelez

Slide 6: 

Kur Festohet Shën Gjergji 23 Prill, vendet katolike dhe anglikane (5) 6 Maj, vendet ortodokse dhe 23 Nëntor, Gjeorgjia sipas kalendarit Julian Kishat Ortodokse Lindore (Kalendaristët e Vjetër), 23 Prilli, Kalendari Julian,= 6 Maj, K. Gregorian i shek 20 dhe 21 5 Maj, përzierje e Kalendarit Justinian-Julian apo mos përngjashmëri me festimin Ortodoks Serb Kryqi i Shën Gjergjit, Dekorim Mbretëror Rus për Trimëri Ushtarake

Slide 7: 

Si Festohet Shën Gjergji

Slide 8: 

Në Kishë Katolikët ndezin qirinj Gratë zakonisht përbirohen nëpër ‘Perin e Shën Gjergjit’ Në Bullgari bujqit e Krishterë presin kurban ashtu që korrje-shirjet të jenë me të begatshme. Ndërsa ortodokset në përgjithësi ofrojnë bukë të veçantë për këtë festë. Bukë e Veçantë Disa madje ofrojnë edhe lojëra, cirkuse dhe dëfrime.

Slide 9: 

Disa madje mbajnë tregje për këtë ditë Jashtë Kishës disa therin dash/dele për nderë të Shën Gjergjit. Në qytetin Lyda, në Palestinë Varri i Shën Gjergjit Ðurdevi Stupovi

Slide 10: 

Në fshatin Al Khader afër Bejtlehemit, Palestinë, përballë Kishës gjendet Xhamia El Hider Palestinezët e lidhin Hidrin me Shën Gjergjin Shën Gjergji dhe Muslimanët/Islami Disa muslimanë therin dash/dele për nderë të Sh. Gjergjit-‘Hidrit’. Një Grua Muslimane me ‘Perin e Shën Gjergjit’ në dorë Muslimanët në Kosovë, veçanërisht Romët, lagën me ujë nga lulet e Sh. Gjergjit, lidhin penj në dorë për fat, dalin në piknik, shëtitje, zbavitje; madje Në qytetin Lyda, në Palestinë Varri i Shën Gjergjit

Slide 11: 

Shën Gjergji dhe Muslimanët/Islami Hidri (Hizir) dhe Iljasi të ulur në Fontanën e Jetës. www.khidr.org Emri Gjergj (George) rrjedh nga Greqishtja Georgeus që do të thotë Bujk El Hidri (Hizir ?????- d.t.th i Gjelbëri), Hidirelez Shën Gjergji/El Hidir nga disa sufi konsiderohet si ai që u sjell shiun e nevojshëm bujqve ashtu që të kenë korrje-shirje më të mirë. Hidri= Musain a.s, Sh. Gjergji=300 vjet pas Isait a.s. Iljasi= 6 shekuj para Isait a.s. Shih më gjerësisht: Uysal, A.E. and W.S. Walker, "An Ancient God in Modern Turkey: Some Aspects of the Cult of Hizir" in Journal of American folklore nr. 86, 1997.

Slide 12: 

Shën Gjergji dhe Muslimanët/Islami ????????? ??? ????????? ??????????? ????? ????????? ?????? ????? ???????? ????? ??????? ????????? ????????? ? Dhe (populli i Nuhut) thanë: Mos braktisni kurrsesi zotat tuaj, mos braktisni Vedda-në, as Suva’a-në, as Jeguth-in, Jeukë-n e as Nesre-n. Surja Nuh, 23. P. S. Të gjithë këta emra ishin njerëz të devotshëm para se idhujtarët ti shenjtëronin dhe ti adhuronin ata për zota përpos Allahut. (Ibn Kethiri, El Tefsir El Adhim ). ???? ???? ?????? ????????? ??????????????? ???????? ??????????? ??? ???????? ????? ????? ???? ????????? ???? ???????????? ?????? ???????? ????? ??????? ??????????? ???????? ????????? ???? ????????? ???????? ? Ata (që i adhuroni) nuk janë tjetër, vetëm se emra që ju dhe prindërit tuaj i emërtuat; Allahu nuk zbriti për ta ndonjë fakt. Por ata (idhujtarët), nuk ndjekin tjetër vetëm se paragjykime dhe çka duan vetë, megjithëse prej Zotit të tyre u pat ardhur udhëzimi. Surja En Nexhm, 23. ?? ???? ??????? ??????? ????. ????? ??? ????? ???? ?? ????????. ??? ??? ?????? ???? ????? ????? ??? ????? ???? ??????. (??????? ?????) Muhamedi a.s. u tha banorëve të Medinës: çka janë këto dy ditë që po i festoni? Ata thanë: kështu i trashëguam prindërit tanë tek festonim në injorancë. Pejgamberi a.s. tha: Allahu ua ka zëvendësuar me dy ditë me të mira: Ditën e Fitër Bajramit dhe Kurban Bajramit. Buhariu dhe Muslimi Periudha Mekase Periudha Medinase 23 Kush ka Autoritet për legjitimimin e festave në islam? 23

Slide 13: 

Përmbyllje Kush ishte Shën Gjergji? Si erdhi deri të festimi i Shën Gjergjit? Nga kush, kur dhe si festohej Shën Gjergji? Shën Gjergji dhe muslimanët/islami?

Slide 14: 

Ju Faleminderit Për Vëmendje, Ve Selamu Alejkum