kultura e te biseduarit

Views:
 
Category: Entertainment
     
 

Presentation Description

No description available.

Comments

Presentation Transcript

Slide 1: 

Begatia e të shprehurit është prej dhuntive më të mëdha që ia fali Allahu njeriut, dhe e dalloi me këtë nga krijesat e tjera: “Rrahmani - Mëshiruesi (Zoti ynë). Ai ia mësoi Kur’­anin. E krijoi njeriun. Ia mësoi atij të folurit (të shprehurit, të shqip-tuarit).” (Er-Rrahman: 1-4) KULTURA E TË BISEDUARIT

Slide 2: 

Në bazë të vlerës së dhuntisë madhërohet edhe obli­gi­mi ndaj saj, kërkohet falënderimi i saj dhe mohohet injori­mi i saj. Islami shumë bukur ka sqaruar se si duhet ta shfrytë­zojnë njerëzit këtë dhunti të çmuar dhe si t’i bëjnë fjalët e tyre, të cilat i flasin gjatë ditës, rrugë që shpie në mirësinë e dëshiruar; sepse, pjesës dërrmuese të njerëzve u ndalen bise­dat dhe nuk u pushon gjuha. E nëse e llogarit atë që e kanë thënë, do ta sho­hësh se pjesa më e madhe janë fjalë boshe, apo llomotitje të dëmshme, ndërkaq Allahu i Ma­dhë­rishëm nuk i ka krijuar gju­hët e njerëzve për këtë, dhe as që vlerësohet me këtë dhuntia e shfrytëzuar: “Në shumë biseda të tyre të fshehta nuk ka kurrfarë dobie, përveç (bisedës) kush këshillon për lëmoshë, për ndonjë të mirë ose pajtim mes njerëzve. E kush i bën këto duke pasur për qëllim vetëm kënaqësinë e Allahut, Ne do t’i japim më vonë (në botën tjetër) shpërblim të madh.” (En-Nisa: 114)

Slide 3: 

Islami i ka kushtuar kujdes të madh çështjes së fjalës dhe mënyrës së artikulimit të tyre, sepse fjalët që dalin nga një person tregojnë esencën e mendjes së tij dhe natyrën e karak-terit të tij. Po ashtu, edhe për atë se, metodat e të bise­duarit në një bashkësi flasin për shkallën e ngritjes së saj të përgjith-shme dhe nivelin e depërtimit të vlerave në mjedisin e asaj bashkësie. Njeriu, para se të flasë, duhet ta pyesë veten: “A ka shkak që të flas?” Nëse gjen shkak për këtë, le të flasë, për­ndryshe, heshtja është më e preferuar dhe largimi i tij nga fjalët, ku nuk ka nevojë, është vepër e mirë,që ka shpër­blim të madh. Abdull-llah Ibën Mes’udi thotë: “Pasha Atë, përveç të Cilit nuk ka zot tjetër, nuk ka mbi sipërfaqe të tokës gjë më të nevoj­shme për burgim të gjatë se sa gjuha!” /Transmeton Taberaniu/

Slide 4: 

Abdull-llah Ibën Abbasi [radijAllahu anhu] thotë: “Pesë sen­de janë më të vlefshme sesa një turrmë kafshësh të shtrenj­ta: Mos fol për atë që nuk të intereson, sepse kjo është e tepërt dhe nuk je i sigurtë nga mosbërja e mëkatit! Po ashtu, mos fol për atë që të intereson pa ia gjetur fja­lës vendin, sepse është turp të flasësh për një çështje që të inte­reson nëse nuk ia gjen asaj vendin e vet! Mos u fjalos as me një njeri të urtë e as me një men­dje­lehtë, sepse i urti nuk do të të çmojë, ndërkaq mendjelehti do të të ofendojë! Në mosprani të vëllait tënd, përmende atë për atë gjë për të cilën ti dëshiron që ai të të përmendë ty, dhe mbuloja atij ato, të cilat ti dëshiron që ai të t’i mbulojë ty..! Bëje punën e atij,që shihet se shpërblehet për mirë­si e dë­nohet për mëkat.” /Transmeton Ibën Ebi Dunja/

Slide 5: 

Muslimani këtë mund ta arrijë vetëm nëse e zotëron gjuhën e vet dhe dominon mbi frenat e saj me fuqi. Kështu, do ta ndalë atë atje ku duhet të heshtet dhe do ta korrigjojë atje ku duhet folur. Ndërkaq, ata të cilëve u prijnë gjuhët e tyre, ato i çojnë në vendshkatërrimin e tyre. Njëmend, llomotitja e tepërt ka një zhurmë e cila e largon pjekurinë. Pjesa më e madhe e atyre që u prinë tubimeve, prej të cilëve dalin fjalët pa u ndalur, e bindin dëgjuesin se fjalët e tyre nuk i mbështesin në vetëdije të zgju­ar apo ide të thellë, madje dëgjuesi edhe mund të men­dojë se nuk ka kurrfarë lidhje në mes mendjes dhe këtij vargu fjalësh. Njeriu që dëshiron t’i tubojë idetë e veta dhe t’i kon­tro­llojë punët e veta anon kah heshtja, bile, kur ai dëshiron ta njof­tojë veten dhe t’i koordinojë idetë, largohet nga am­bienti i zhurmshëm në një vend të heshtur apo anë të qetë. Për atë, edhe nuk është e rastit që Islami e preferon heshtjen dhe e konsideron atë metodë efikase të edukimit të sukses­shëm

Slide 6: 

Prej këshillave të Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] drejtuar Ebu Dherrit është edhe kjo: “Duhet që më tepër të heshtësh, sepse kjo e largon shejtanin dhe të ndih­mon në fe.” /Transmeton Ahmedi/ Po, gjuha e pa masë është litar i lëshuar në dorën e shej­ta­nit, i cili e kthen njeriun kah të dojë. Andaj, nëse nje­riu nuk mund ta kontrollojë veten, goja e tij do të jetë derë për depër-timin e hedhurinave, të cilat do ta ndotin zemrën e tij dhe do të hedhin mbi të perden e letargjisë. Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Nuk do të jetë si duhet besimi i njeriut, derisa nuk është si duhet zemra e tij; e nuk do të jetë si duhet zemra e tij, derisa nuk është si duhet gjuha e tij.” /Transmeton Ahmedi/ Periudha e parë e këtij rregullimi është që t’i largojë nje­riu duart e veta nga ajo që nuk është punë e tij, si dhe mos ta involvojë veten në atë për të cilën nuk pyetet: “Prej shenjave të besimtarit të mirë është që të mos merret me atë që nuk i hyn në punë.” /Transmeton Tirmidhiu/

Slide 7: 

Largimi nga gjërat e kota është prej konditave të shpë­ti­mit dhe fakteve të përkryeshmërisë. Këtë (largimin nga gjërat e ko­ta) Kur’ani e ka përmendur në mes dy detyrave obligative isla­me; namazit dhe zekatit: “Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët: Ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit. Dhe ata të cilët i shmangen të kotës (fjalë a punë). Dhe ata të cilët rregu­llisht e japin zekatin.” (El-Mu’minun: 1-4) Nëse e tërë bota do t’i llogariste gjërat e kota, të cilat e preokupojnë kohën e tyre të lirë, qofshin fjalë apo punë, do të befasohej nëse aty i gjen pjesën më të madhe të rrëfimeve të publikuara, revistave të njohura, fjalimeve e radiotelevi­zi­o­ne­ve, gënjeshtrave sistematike në të cilat janë ngjitur sytë dhe kah të cilat anojnë veshët, ndërkaq ato nuk i sjellin as­një dobi njeriut. Islami e urren gjënë e kotë, sepse ai i urren çështjet boshe dhe të pakuptimta. Pastaj, po ashtu, këto ta humbin jetën në gjëra të kota, për të cilat nuk është krijuar njeriu, e jo në seriozitet dhe prodhim. Në bazë të pastrimit të njeriut nga gjërat e kota, do të jetë grada e tij tek Allahu.

Slide 8: 

Transmetohet prej Enes Ibën Malikut, i cili thotë: “Vdiq një nje­ri, ndërkaq një njeri tjetër, përderisa Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] dëgjonte, tha: “Përgëzo me Xhenet.” Atëherë Pejgamberi i Allahut i tha: “Apo nuk e di? Ndoshta ai ka folur për gjërat që nuk i hyjnë në punë, apo ka qenë koprrac për gjërat që s’i kanë munguar!” /Transmeton Tirmidhiu/ Ai i cili flet kot, për shkak të lidhjes së dobët në mes të men­duarit dhe shprehjes, i lëshon fjalët pa frena. Ndoshta mund ta thotë ndonjë fjalë, që do ta vërë në sprovë të rëndë dhe do t’ia shkatërrojë ardhmërinë. Është thënë: “Kush flet shu­më, edhe gabon shumë.” Poeti thotë: I riu vdes nga vuajtja në gjuhë E nuk vdes njeriu nga vuajtja në këmbë

Slide 9: 

Në hadith përmendet: “Njeriu e thotë një fjalë, me qëllim që t’i bëjë të qeshin njerëzit, e me të rrëmbehet më larg se në mes qiellit dhe tokës! Njeriu rrëshqet me gjuhën e vet më keq sesa me këmbët e veta!” /Transmeton Bejhekiu/ Kur të flasë njeriu, le të flasë për të mirë dhe le t’ia bë­jë shprehi gjuhës së vet fjalët e bukura, sepse të shprehurit e mirë, për atë që bren në shpirt, është kulturë e lartë të cilën Allahu ua bëri obligim të gjithë pjesëtarëve të feve. Kur’ani Famëlartë tregon qartë se fjala e bukur është prej esencës së besës së marrë nga Beni Israilët në kohën e Musait. “(përkuj­to-ni) Kur ne morëm zotimin e bijve të is­rai­lit; mos adhuroni tjetërkë, përveç Allahun, të silleni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimëve, ndaj të varfërve dhe nje­rëz­ve u thuani fjalë të mira; faleni na­mazin dhe jepni zekatin…” (El-Bekare: 83) Fjalët e mira dhe të matura u përshtaten të gjithëve, edhe miqve edhe armiqve, dhe japin fryte të këndshme.

Slide 10: 

Për sa u përket miqve, fjalët e mira e ruajnë dashurinë e ty­re dhe e zgjasin miqësinë e tyre, si dhe e pengojnë shej­tanin që t’i shkatërrojë lidhjet e tyre dhe t’ua prishë moralin: “E ti robve të Mi thuaju: Le ta thonë atë që është më e mira, pse djalli ndërsen mes tyre, e është e ditur se djalli është armik i hapët i njeriut.” (El-Isra: 53) Djalli u rri njerëzve në pusi; ai dëshiron të fusë në mes tyre armiqësi dhe urrejtje, dhe prej një problemi të vogël të bëjë kon­flikt të përgjakshëm; nuk do ta ndalte rrugën për­para tij asgjë, sikurse fjala e mirë. Ndërkaq, fjalët e mira me armiqtë e shuajnë armiqë­sinë e tyre, e thyejnë mllefin e tyre, apo më së paku, fjalët e mira e ndal­­in zhvillimin e së keqes dhe rritjen e pasojave të saj: “Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) kthe­je në mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin ki­shit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt.” (Fussilet: 34)

Slide 11: 

Lidhur me të bërit shprehi njerëzve fjalët e buta, sado që të ndryshojë situata e tyre, Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Ju nuk mund t’i përfshini të gjithë njerëzit me pa­surinë tuaj, andaj, le të jetë ajo që do t’i për­fshijë prej jush buzëqeshja dhe sjellja e mirë.” /Transmeton Bezzari/ Madje Islami më tepër e preferon sjelljen e mirë ndaj njeriut, edhe nëse nuk i jep asgjë, sesa t’i japësh diçka, por në të njëjtën kohë ta ofendosh. “Një fjalë e mirë dhe një lehtësim (që i bëhet lypësit) është më e dobishme se një lëmoshë që për­cillet me të keqe. Allahu nuk ka nevojë për askë, është i butë.” (El-Bekare: 263) Fjala e mirë është veti e cila shkon bashkërisht me mirësinë dhe vlerat e larta, të cilat e propozojnë njeriun e pajisur me to, për kënaqësinë e Allahut dhe ia caktojnë atij begatinë e përhershme. Transmetohet prej Enesit, i cili thotë: ”Një njeri i tha Pej­gam­berit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem]: “Ma mëso një punë, e cila do të më fusë në Xhenet!” (Pejgamberi) Tha: “Ushqe nje­rë­zit, përhap selamin, falu natën kur njerëzit flej­në, do të hysh në Xhenet i shpëtuar.” /TransmetonBez­zari/

Slide 12: 

Allahu i Madhërishëm urdhëron që dialogu ynë me pjesë­tarët e feve të tjera të jetë në këta kufij të qetësisë fisnike, ku nuk do të ketë dhunë e injorim, me përjashtim, nëse ndonjë nje­ri i keq na sulmon, atëherë ai duhet të pengohet dhe të nda­let armiqësia e tij: “Ithtarët e librit mos i pole­mi­zoni ndryshe (kur i thirrni në fenë tuaj) vetëm ashtu si ësh­të më së miri, përveç atyre që janë mizorë…” (El-Ankebut: 46) Njerëzit e mëdhenj kanë kujdes në çdo situatë; ata ru­hen që mos të lëshojnë ndonjë fjalë të keqe dhe të mos jenë mendje-lehtë apo arrogantë. Maliku transmeton, se i është përcjellë atij prej Jahja Ibën Seidit, se Isai [alejhis-selam] kaloi pranë një derri në rrugë dhe i tha: “Shko i qetë!” I thanë Isait: “I thua kështu derrit?” Ai tha: “Unë frikohem mos e mësoj gjuhën time të flas fjalë të ndyra!”

Slide 13: 

Disa njerëz jetojnë pa fije turpi dhe janë arrogantë; nga shprehitë e tyre nuk i ndalojnë bindjet; virtytet e tyre nuk i bëjnë të njerëzishëm dhe nuk brengosen fare se i dëmtojnë të tjerët. Kur gjejnë fushë të përshtatshme për ta ngopur natyrën e tyre arrogante e injorante, ata veprojnë si të tër­buar nuk dëgjojnë asnjë thirrje dhe nuk mund t’i ndalin të ligat e tyre. Njeriu fisnik nuk duhet të ngatërrohet në fjalë me tipat e tillë, sepse nxitja e arrogancës së tyre është e keqe e ma­dhe, ndërkaq pengimi i saj është i domosdoshëm. Andaj Islami e legjitimoi izolimin e mendjelehtëve. Njëherë, një njeri prej injorantëve të përmendur, u ndal para shtëpisë së Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] dhe dëshironte të hynte brenda. Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] u tregua i mirë ndaj tij, derisa e largoi. Kjo ishte e domosdoshme, ngase butësia është fren për mendjelehtin, e sikur ta lënte ta derdhte tërë atë që kishte ai në natyrën e tij arrogante, do të dëgjonte atë që nuk e dëshironin veshët e tij!!

Slide 14: 

Transmetohet prej Aishes [radijAllahu anha], e cila thotë: ”Një njeri kërkoi leje të hyjë te Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] dhe tha: “Ky është njeri i keq.” Mirëpo, kur ai hyri te Pejgamberi, ky e priti me zemërgjerësi dhe i foli me butësi, e kur doli, i thashë: “O Pejgamber i Allahut, kur dëgjove se vjen ky njeri, the kështu e kështu, e pastaj iu tregove mikpritës dhe zemërgjerë!!” Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] tha: “Oj Aishe, kur më ke parë mua të lig? Njeriu me pozitë më të keqe tek Allahu, Ditën e Gjykimit, është ai të cilin e braktisin njerëzit duke u frikuar nga arroganca e tij.” /Transmeton Buha-riu/ Këtë metodë e verifikojnë përvojat. Njeriu nuk bën ta humbë karakterin e vet me ata të cilët nuk kanë karakter njerë-zor. Si­kur njeriu të merrej me edukimin e çdo injoranti që e takon, atë do ta lodhnin kurthet e shumta në të cilat do të has-te. Andaj, prej vetive të para me të cilat karakterizohen robërit e de­votshëm të Allahut, numërohet kjo masë mbrojtëse: “E robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre me fjalë u drejtohen injorantët, ata thonë: Paqe!” (El-Furkan: 63) “Dhe kur e dëgjojnë ndonjë llomotitje marrëzie, i kthej­në shpinën dhe thonë: Ne kemi veprat tona e ju tuajat, qof­shi larg nesh, ne nuk na duhen injorantët!” (El-Kasas: 55)

Slide 15: 

Njeriu mund ta shuajë mllefin e vet njëherë, e pastaj di të shpërthejë! Por duhet ditur se prej muslimanit të vyeshëm kër-kohet që ta zhagisë të keqen më tepër se aq, ashtu që mos ta lërë plangprishësinë që të dominojë me të në fund. Transmetohet prej Seid Ibën Mussejibit, i cili thotë: “Derisa ishte Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] i ulur me shokët e vet, një njeri i ra në qafë Ebu Bekrit dhe e ofendoi, ndërkaq Ebu Bekri nuk ia ktheu; pastaj përsëri e ofendoi, e ai heshti; pastaj për së treti e ofendoi, e Ebu Bekri ngadhnjeu, ndër­sa Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] u ngrit. Ebu Bekri [radijAllahu anhu] i tha: “O Pej­gamber i Allahut, a u hi­dhërove me mua?” Tha: “Jo, por zbriti një melek nga qielli, du­ke e përgënjeshtruar atë që ai tha. Kur t’i ngadhnjeve, me­leku shkoi, e djalli u ul, e unë nuk ulem kur ulet djalli.” /Trans­me-ton Ebu Davudi/ Braktisja e mendjelehtëve nuk nënkupton pranimin e nën­çmimit; dallimi në mes këtyre dy rasteve është shumë i madh. E para është kontrollimi i vetes para faktorëve shqe­të­sues, si dhe ndalimi i vetes, me çdo kusht, që mos ta pro­vokojnë cytjet e mllefit dhe të hakmarrjes. Ndërkaq e dyta është inercion i shpirtit dhe nënshtrim i vetë përbuzjes, si dhe pranimi i asaj të cilën nuk pajtohet një njeri i mençur apo i njerëzishëm.

Slide 16: 

Kur’ani e ka proklamuar simpatinë e tij ndaj braktisjes së mendjelehtëve dhe urrejtjen e tij ndaj pranimit të nënçmimit: “Allahu nuk e do publikimin e shprehjeve të këqija, përveç (publikimit) të atij që i është bërë e padrejtë. Allahu është dëgjues, i dijshëm. Nëse publikoni ndonjë të mirë ose e fshih­ni atë, ose i falni ndonjë të keqe (di­kujt), Allahu i plot­fuqishëm fal shumë.” (En-Nisa: 148-149) Prej garancive, të cilat i ka paraparë Islami për mbroj­tjen e fjalëve nga arroganca dhe epshi, është ndalimi i pole­mizimit dhe mbyllja e dyerve të tij, pa marrë parasysh se a është me të drejtë apo jo, për shkak se ka situata të cilat e zotërojnë nje­riun dhe e shtyjnë të dominojë, e bëjnë njeriun t’i provokojë të tjerët me fjalë dhe t’i gjuajë dilemat të cilat e ndihmojnë anën e tij dhe shprehjet të cilat e favorizojnë argumentin e tij. Kësh­tu, dëshira për të triumfuar do të jetë më e rëndësishme tek ai se ngadhnjimi i të vërtetës, e, po ashtu, i paraqet veset e kokë­fortësisë dhe egoizmit në një formë të shëmtuar, kurse pranë tyre nuk ka vend për sqarim apo qetësi!!

Slide 17: 

Islami i injoron këto situata dhe i konsideron të dëm­shme për fenë dhe moralin. Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Kush i lë polemizimet, duke qenë fajtor, do t’i ndërto-het një shtëpi në oborr të Xhenetit; kush i le polemi­zi­met duke qenë në të drejtë, do t’i ndërtohet një shtë­pi në mes të Xhene-tit; e kush ka moral të vyeshëm, do t’i ndërtohet në pjesën më të lartë të tij.” /Transmeton Ebu Davudi/ Disa njerëz janë shumë llafazanë, gjë që i nxit të nga­tër­rohen edhe me dijetarin edhe me injorantin, dhe e bëjnë fja­los­jen epsh dominues te ta, e ata asnjëherë nuk mund ta kon­t­ro-llojnë atë. Nëse retorika e tyre dominon mbi çësh­tjet e njerëzve, e prish krejt, e nëse dominon mbi të vër­tetat e fesë, e njollos bukurinë e tyre dhe e humb presti­gjin e tyre. Allahu është shumë i zemëruar me këtë grup llomotitës nje­rë­zish. Pejgam-beri [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Njerëzit të cilët më së tepërmi i urren Allahu janë pole­mizuesit e ashpër.” /Transme-ton Buhariu/; “Çdo popull që ka devijuar pas udhëzimit i është dhënë polemizimit.” /Tran­s­meton Tirmi­dhiu/

Slide 18: 

Ky grup nuk ndalet me aftësinë e të shprehurit te kufijt e paraparë; ai dëshiron vetëm fjalë, dëshiron që me këtë të tre­gojë superioritet dhe zhagitje; tek ai në rend të parë vijnë ter­mat,e në rend të dytë kuptimet, ndërkaq qëllimeve fisnike ndoshta u ka takuar vendi i fundit, e ndoshta edhe nuk gjejnë vend në mes të kësaj zhurme. Njëherë ndodhi që një njeri, prej atyre të papjekurve, er­dhi te Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] dhe, sa herë që Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] fliste diçka, ai e mundonte veten që të fliste diçka që do të ishte mbi fjalët e Pej­gam­berit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem]!! Kur shkoi, Pejgam­beri [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] tha: “Allahu nuk e do kë­të dhe të ngjashmit me të. Ata i hutojnë (mbështjellin) njerëzit me gjuhët e tyre, siç e mbështjell lopa me gjuhën e saj barin; kështu do t’i mbështjellë Allahu gjuhët dhe fytyrat e tyre në zjarr.” /Transmeton Taberaniu/ Polemikat në fe, politikë, shkencë dhe arte, kur zhvi­llo­hen nga këta pseudointelektualë, e prishin fenë, politi­kën, shkencën dhe artet; ndoshta shkaku i rënies sociale, ndarjeve juridike, gru­pimeve sipas sekteve, si dhe shumë gjë­rave të tjera që e kanë goditur umetin islam, është kjo polemikë e mallkuar në të vërtetat fetare dhe çështjet jetë­sore. Polemika është gjëja më e largët nga studimi objektiv dhe argumentimi i qëlluar.

Slide 19: 

Transmetohet nga disa sahabë, se kanë thënë: “Një ditë, de­ri­sa ishim duke polemizuar për një çështje fetare, arriti Pej­gam­beri [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] dhe, kur na pa ashtu, u hidhërua aq tepër, sa që nuk e kemi parë të hidhë­rohet në atë mënyrë, pastaj na qortoi dhe tha: “Ngadalë, o populli i Muham­medit! Ata që ishin para jush mu për këtë u shkatërruan; lëreni polemizimin, se nuk ka hajr në të; lëreni polemizimin, se be­sim­tari nuk polemizon; lëreni polemizi­min, se humbja e pole­mizuesit veç është kompletuar; lëreni polemizimin, se mjafton si mëkat të vazhdosh me polemikë; lëreni polemikën, se unë nuk ndërmjetësoj për polemizuesin në Ditën e Gjykimit; lëreni polemizimin, se unë jam garan­tues për tre pallate në Xhenet, një në oborr, një në mes të tij, dhe një në pjesën më të lartë të tij, për atë që e lë polemi­zimin, duke qenë korrekt; lëreni polemizimin, se gjëja e parë nga e cila më ndaloi Zoti im, pas adhurimit të idhujve, është polemizimi (dyshimi).” /Trans­me­ton Taberaniu/

Slide 20: 

Njerëzit, nëpër tubime të ndryshme, bisedojnë, ndër­kaq Isla­mi i urren tubimet e parazitëve, të cilët e kalojnë ko­hën e tyre në injorimin e lajmeve dhe gjurmimin e të meta­ve, sepse ata kanë pasuri të tepërt, nën hijen e së cilës reha­tohen dhe nuk kanë punë tjetër vetëm se të merren me çështjet e të the-rëve: “Mjerë për secilin që ofendon e për­qesh (njerëzit). Që ka tubuar pasuri dhe që atë e ruan të mos i pakësohet. E mendon se pasuria e tij do ta bëjë të përjetshëm. Jo, të mos mendojë ashtu! Se ai pa tjetër do të hidhet në Hutame.” (El-Humeze: 1-4) Në kohën tonë mjaft janë përhapur qëndrimet e njerëz­ve nëpër klube dhe kafene. Ndërkaq, kjo është një e metë e cila e goditi shoqërinë me sëmundje të ndryshme, dhe nëpër fshatra dhe qytete këto janë shumuar pa asnjë nevojë. Në hadith përmendet: “Ruajuni nga qëndrimet nëpër rrugë.” Thanë (shokët): “Ne nuk kemi qare pa qëndruar aty, sepse bise­dojmë.” (Pejgamberi) Tha: “Nëse keni vendosur pa­tjetër të qëndroni, jepjani rrugës hakun e vet.” Thanë: “Cili është haku i rrugës?” Tha: “Ruajtja e shikimit, largimi i pen­gesave, kthimi i selamit, urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja.” /Transmeton Muslimi /