Ju luta t♪7 vetmit Pranues

Views:
 
Category: Entertainment
     
 

Presentation Description

No description available.

Comments

Presentation Transcript

Slide 1: 

Ju luta të vetmit Pranues të  lutjeve që të mos vdisja pa  t’i thënë disa fjalë...

Slide 2: 

Papritur, nga sytë e saj gjysmë të hapur ranë  dy lot të kristaltë që në shpejtësi i përpiu  çarçafi i bardhë i jastëkut. Fytyra iu zverdh  dhe nga dora i ra dhurata ime që ia kisha  blerë. Me dhjetëra mjekë u sulën drejt saj,  ndërsa unë si e paditur u gjenda jashtë dhomë, në korridor.

Slide 3: 

Vazhdimisht qaja dhe sillesha andejkëndej duke pritur ndonjë lajm. Ajo kishte  hapur sytë përsëri. U ula pranë shtratit të saj dhe po e  shikoja, kur për një çast sytë e saj të lodhur i drejtoi nga unë, sikur dëshironte të me fliste diçka.

Slide 4: 

“Bija ime, gjatë kësaj kohe sa isha në agoni, iu  drejtova Allahut me dy lutje: njërën nga të cilat ma pranoi menjëherë...”. Mirë, mirë, i thosha unë, por mos u lodh tani,  pusho pak. Ajo nuk më përfillte dhe vazhdoi të  fliste: “Iu luta të vetmit Pranues të lutjeve që të mos vdisja pa t’i thënë disa fjalë dhe me gjithë dijen e Tij, duke e njohur një zemër nëne, Ai ma pranoi këtë dua”. Pushoi edhe pak dhe m’u drejtua: “ ...e dashura  ime, ki frikë vetëm Allahun dhe mos adhuro kurrë asgjë tjetër përveç Tij. Të gjitha adhurimet,  falënderimet, jetën dhe vdekjen tënde kushtoja  vetëm Allahut dhe askujt tjetër.”

Slide 5: 

Isha rritur larg nga nëna dhe kurrë më  parë askush nuk më kishte folur për diçka të tillë, madje fjalën Allah e kisha  dëgjuar vetëm si emër. “... mos harro, vazhdoi ajo, Allahu të  krijoi kur ti nuk ishe fare dhe a e din pse? Që ti ta adhurosh vetëm Atë. Të obligoi  ta falësh namazin, ta japësh zekatin, të  agjërosh..., dhe ndër të tjera të obligoi të  mbulohesh.

Slide 6: 

Ktheje kohën vetëm pak prapa, para se ti të  shkosh në Amerikë.  A të kujtohet se si faleshim së bashku, si zgjoheshim para agimit dhe hanim  bukë, pastaj nuk hanim e nuk pinim më deri  në mbrëmje? A të kujtohet se sa bukur e lidhja shaminë në kokë kur shkonim tek ajo  plaka e varfër në fshatin tonë dhe i dhuronim  ca para?

Slide 7: 

“Mos u shqetëso, i drejtohesha unë, të premtoj se do t’i bëj të gjitha këto, por mos më thuaj që t’i mbuloj këta flokë që sapo më janë  rritur pak, madje po lodhem duke u kujdesur  për ta, e si t’i  mbuloj të lutem?!”

Slide 8: 

Ajo buzëqeshi pak dhe më pyeti: “ Më thuaj një gjë: ky ari që ti e ke vënë rreth  qafës, a thua nga ku nxirret?- Nga minierat ia ktheva, nga ato më të thellat. Po nafta për të cilën po bëhen kaq shumë luftëra?- Nga toka - ia ktheva prapë. “Po uji aty tek bunarët tonë, prej nga vjen ai? Thellë nga toka, iu përgjigja unë, duke mos e kuptuar se çfarë dëshironte të thoshte ajo.

Slide 9: 

Pasi pushoi edhe pak më tha: “A nuk janë të mbuluara pra të gjitha gjërat e  çmuara në këtë botë? Bija ime, Allahu na ka nderuar shumë duke na  krijuar femra, prandaj për të na ruajtur si të çmuara që jemi, na ka obliguar që të mbulohemi. Të gjitha gjërat e vlefshme që i blejmë, shitësi na i  mbështjellë mirë me ambalazh dekorues, apo jo?

Slide 10: 

Mos i harro kurrë këto fjalë, futi thellë në zemrën tënde dhe mos i shkul kurrë nga aty...  Nxitova dhe me të shpejtë e pyeta: ”Po lutja e dytë? Me zë të lodhur ajo m’u përgjigj. ”Iu luta Zotit të të udhëzoj ty”. Bisedën ia ndaloi një alarm trishtues i aparatit që kishte pranë, në ekranin e të cilit shihej vetëm  një vijë e drejtë. Tani zemra i kishte pushuar së  rrahuri dhe shpirti i saj kishte marrë rrugën  drejt Krijuesit të tij.

Slide 11: 

Fytyra e saj e kufizuar me shami ngjyrë hiri, tani shkëlqente si hëna e plotë.U ngrita ngadalë dhe për herë të parë iu luta  Allahut duke qarë e dënesur:“O Zoti im, tani e mora vesh se pa dyshim Ti je pranuesi i lutjeve, plotësues i dëshirave.

Slide 12: 

Të lutem shumë pranoja lutjen nënës sime dhe më udhëzo në rrugën e drejtë, në rrugën e  atyre që ta kanë frikën vetëm Ty, që gjithçka në këtë jetë ta kushtojnë vetëm Ty dhe mos më lejo që të devijoj pasi të më kesh udhëzuar.  Mëshiroji të gjitha nënat që tani shpirtin ta  kanë dorëzuar Ty, falna