Leksioni 2, Media kanali kryesor i komunikimit me publikun nderkombeta

Views:
 
Category: Education
     
 

Presentation Description

Lecture on the role of media in international communication and in conducting public diplomacy.

Comments

Presentation Transcript

PowerPoint Presentation:

MEDIA – KANAL KRYESOR PËR KOMUNIKIMIN NDËRKOMBËTAR ME PUBLIKUN Doc. Jaup Zenuni Akademia e Mbrojtjes “Spiro Moisiu ” 2012

PowerPoint Presentation:

PËRMBAJTJA Statusi i medias në bashkëpunim . Urat e bashkëpunimit dhe interesi reciprok . Mbështetja ndaj medias dhe roli i saj në krijimin e imazhit të marrëdhënieve . Marrëdhëniet me publikun , shoqërinë civile , organizimet e saj dhe media.

PowerPoint Presentation:

1. STATUSI I MEDIAS NË BASHKËPUNIM Në procesin e komunikimit media është një ndër elementët bazë , pa të cilin nuk mund të ketë komunikim . T’i referohemi skemës së komunikimit : Dërguesi Mesazhi Kanali Marrësi Reagimi

PowerPoint Presentation:

1. STATUSI I MEDIAS NË BASHKËPUNIM Në rastin e komunikimit ndërkombëtar skema mund të zbërthehet si vijon : Dërguesi ( mund të jetë ) Një individ Grup Organizatë Shtet Mesazhi mund të jetë : Politik Ekonomik Ushtarak Arsimor Shkencor Kulturor Fetar Sportiv Media mund të jetë : Gjuha Shtypi Radio Televizioni Interneti Web- i Marrësi mund të jetë : Një individ Grup Organizatë Shtet

PowerPoint Presentation:

1. STATUSI I MEDIAS NË BASHKËPUNIM Sa herë aktorët duan të komunikojnë ata kanë nevojë për kanalin (median), kjo është imperative në rastin e komunikimit ndërkombëtar si komunikim midis hapsirash të largëta . Media ka statusin e vendosjes së bashkëpunimit midis aktorëve . Nisur nga kjo rëndësi e medias për bashkëpunimin Marshall McLuhan shprehej : “Media është mesazhi ” M. McLuhan, 1964

PowerPoint Presentation:

1. STATUSI I MEDIAS NË BASHKËPUNIM Në çdo etapë të zhvillimit të shoqërisë njerëzore media ka luajtur rolin e vet të padiskutueshëm . Në të katër revolucionet e mëdha në shoqërinë njerëzore media ka luajtur rolin e vet. Fusha e komunikimit njeh tre revolucione . Epoka e gjuetisë [ prehistoria ] Epoka Agrare [ fillimet e p.e.s  ] Epoka industriale [ fundi i 1700  ] Epoka e informacionit [ gjysma e shek . 20-të  ] Epoka industriale dhe epoka e informacionit në komunikim janë mbizotëruar dhe mbizotërohen nga komunikimi masiv .

PowerPoint Presentation:

1. STATUSI I MEDIAS NË BASHKËPUNIM Komunikimi masiv realizohet në shoqërinë e organizuar . Ç’është “ shoqëria e organizuar ”?

PowerPoint Presentation:

1. STATUSI I MEDIAS NË BASHKËPUNIM Shoqëria e organizuar është më tepër se sa thjeshtë shumë njerëz .

PowerPoint Presentation:

1. STATUSI I MEDIAS NË BASHKËPUNIM Një shoqëri e organizuar është shumë më komplekse dhe shumë më e ndërlidhur se sa një shoqëri masive . Shoqëritë e organizuara mund t’i klasifikojmë në tipe të ndryshme në përputhje me strukturën dhe funksionin . Për shembull , shumë studjues shprehen se aktualisht ne jemi në epokën e informacionit apo në shoqërinë e informacionit . Ç’do të thotë kjo ? Një mënyrë për të përshkruar shoqërinë e organizuar është përshkrimi i punës sunduese në atë shoqëri dhe i mallrave që prodhohen nga anëtarët e asaj shoqërie .

PowerPoint Presentation:

1. STATUSI I MEDIAS NË BASHKËPUNIM Njëri prej përshkrimeve të para dhe më të detajuara të një shoqërie të bazuar tek informacioni ishte ai i Daniel Bell. 1973 .- i cili shprehej : “ Ardhja e shoqërisë post- industriale ” Fillimisht Epoka e Informacionit u përshkrua si një Epokë “Post- Industriale ” ( ashtu sikundër u quajtën automobilat e parë si “ karroca pa kuaj ”) .

PowerPoint Presentation:

1. STATUSI I MEDIAS NË BASHKËPUNIM Në Epokën Agrare puna sunduese ishte puna e krahut dhe produktet sunduese ishin ato bujqësore . Komunitetet i kishin të kufizuara marrëdhëniet dhe komunikimi mbizotërohej nga : Komunikimi ballë për ballë . Me mesazherë Me pëllumba korierë . Në Epokën e Informacionit puna sunduese është njohja dhe përdorimi i teknologjive të informacionit , produktet sunduese janë mediat masive ( Interneti , Web-I, telefoni celular , Iphone , Ipod-Ietj .). Bota është kthyer në “ fshat global”. Mbizotëron komunikimi me anën e masmediave . Individi po kthehet në një hiperego . Çdo cep i globit mbulohet me transmetime dixhitale .

PowerPoint Presentation:

1. STATUSI I MEDIAS NË BASHKËPUNIM Masmedia : Mjete teknologjike komunikimi në të cilat qarkullimi i mesazhit është në një masë të madhe me një drejtim , nga një pikë transmetimi tek një audiencë e madhe , anonime dhe e shumë e shtrirë marrësish (p.sh. t elevizioni ). Media I nteraktive : Komunikimi është me dy kahe ; njerëzit shkëmbejnë rolet me njëri-tjetrin në transmetimin dhe marrjen e mesazheve (p.sh., websitet e rrjeteve sociale ). KARAKTERISTIKAT E KOMUNIKIMIT NË EPOKËN E INFORMACIONIT

PowerPoint Presentation:

1. STATUSI I MEDIAS NË BASHKËPUNIM Mesazhi prodhohet në organizime komplekse . Mesazhi është kombinim i informacionit me përmbajtje simbolike ( ose në fragmente dixhitale ose në formën e mallit ). Mesazhi dërgohet / transmetohet apo shpërndahet me anën e mjeteve teknologjike . Gazetë , revistë , CD apo videokasetë , radio, televizion , satelit apo Internet. Mesazhi shpërndahet me shpejtësi të madhe mbi një hapsirë shumë të madhe . Mesazhi shkon tek grupe të mëdha njerëzish në të njëjtën kohë ose brenda një periudhe të shkurtër . Mesazhi është kryesisht me një sens. KARAKTERISTIKAT E KOMUNIKIMIT MASIV

PowerPoint Presentation:

1. STATUSI I MEDIAS NË BASHKËPUNIM U shpikën kompjuterat dhe teknologjia e komunikimit me dy sense… komunikimi u dixhitalizua . U shpik Interneti Nga një individ tek një individ , … nga shumë individë tek shumë individë — thuajse në infinit . Po fuqizohet media e transanksioneve . Rezistenca ndaj piraterisë mediatike : downloadimi dhe shkëmbimi TRANSFORMIMI I MASMEDIAS-DINAMIKË E RE NË BASHKËPUNIM

PowerPoint Presentation:

1. STATUSI I MEDIAS NË BASHKËPUNIM Castells , 2007 bën dallimin esencial midis epokës së masmedias dhe epokës së shoqërisë së rrjeteve : Sistemi i komunikimit në shoqërinë industriale ishte i përqëndruar rreth masmedias dhe karakterizohej nga shpërndarja masive e një mesazhi me një sens lëvizje , nga një qendër tek shumë audienca , grupe apo individë . Themeli i komunikimit në shoqërinë e rrjeteve është web- i global i rrjeteve të komunikimit horizontal që përfshijnë shkëmbimin në disa mënyra të mesazheve interaktive nga shumë njerëz tek shumë njerëz qoftë në mënyrë sinkronike qoftë në mënyrë asinkronike .

PowerPoint Presentation:

1. STATUSI I MEDIAS NË BASHKËPUNIM FORMA E RE E KOMUNIKIMIT Komunikim i socializuar ose vetkomunikim Është masiv sepse rrok një audiencë globale përmes : Rrjeteve p2p Lidhjes me Internetin

PowerPoint Presentation:

1. STATUSI I MEDIAS NË BASHKËPUNIM MEDIA E RE Rrjetet kompjuterike Gjuhë Dixhitale Dërgues të shpërndarë në gjithë globin që ndërveprojnë Shtyllë kurrizore ka

PowerPoint Presentation:

1. STATUSI I MEDIAS NË BASHKËPUNIM Kjo media e re krijon mundësinë për : Diversitet të pakufizuar Për origjinën mjaft autonome të pjesës dërrmuese të informacionit që qarkullon Në çdo sekondë ndërton dhe rindërton në mendjen njerëzore produktin global dhe lokal të kuptimit .

PowerPoint Presentation:

2. URAT E BASHKËPUNIMIT DHE INTERESI RECIPROK Publiku Media Politika Opinioni publik Aktorët që bashkëpunojnë :

PowerPoint Presentation:

2. URAT E BASHKËPUNIMIT DHE INTERESI RECIPROK M edia : Platforma të ndryshme të medias, korporata . P ubliku : Publiku i përgjithshëm , grupet e shoqërisë civile përfshi NGO- të , forcat globale të biznesit , individët . Njerëzit e politikës : H artuesit dhe zbatuesit . Pyetje : Kush e udhëheq procesin ? Aktorët specifik

PowerPoint Presentation:

2. URAT E BASHKËPUNIMIT DHE INTERESI RECIPROK PESË MODELET E FUNKSIONIMIT TË KËSAJ MARRËDHËNIEJEJE : 1. Modeli liberal demokrat 2. Modeli investigativ 3. Modeli i anashkalimit të shoqërisë civile 4. Modeli i manipulimit 5. Modeli i pamjes së krijuar nga propoganda

PowerPoint Presentation:

2. URAT E BASHKËPUNIMIT DHE INTERESI RECIPROK 1. MODELI LIBERAL DEMOKRAT 1. OPINIONI+ PUBLIK 2. MBULIMI MEDIATIK 3. QEVERIA PËRGJIGJET Me fjalë të tjera , publiku është burimi aktiv i opinionit publik . p.sh. Aktivistët e mjedisit fitojnë mbulim mediatik , ndikojnë mbi qeverinë .

PowerPoint Presentation:

2. URAT E BASHKËPUNIMIT DHE INTERESI RECIPROK 2. MODELI INVESTIGATIV MBULIMI MEDIATIK 2 . OPINIONI + PUBLIK 3. QEVERIA PËRGJIGJET Me fjalë të tjera , mbulimi mediatik është burimi aktiv i opinionit publik . p.sh.. Ekspozimi i keqtrajtimit të grave

PowerPoint Presentation:

2. URAT E BASHKËPUNIMIT DHE INTERESI RECIPROK 3. MODELI I ANASHKALIMI TË SHOQËRISË CIVILE MBULIMI MEDIATIK 2. QEVERIA PËRGJIGJET = “ OPINIONI PUBLIK ” Me fjalë të tjera , media ndikon mbi qeverinë , pavarësisht nga opinioni publik i vërtetë p.sh. Skandali Pango .

PowerPoint Presentation:

2. URAT E BASHKËPUNIMIT DHE INTERESI RECIPROK 4. MODELI I MANIPULIMIT QEVERIA INICION 2. MBULIMI MEDIATIK 3. OPINIONI PUBLIK Me fjalë të tjera , qeveria është nismëtare e ngacmimit të opinionit publik . p.sh. Rasti i censusit .

PowerPoint Presentation:

2. URAT E BASHKËPUNIMIT DHE INTERESI RECIPROK 5. MODELI I PAMJES SË KRIJUAR NGA PROPOGANDA 1.QEVERIA I NICION 2. MBULIMI MEDIATIK Me fjalë të tjera , qeveria është iniciatorja , cikli i paplotë . p.sh. Mbulimi mediatik kënaq qeverinë , injoron publikun , si në sistemin diktatorial në vendin tonë .

PowerPoint Presentation:

2. URAT E BASHKËPUNIMIT DHE INTERESI RECIPROK PËR TË PËRMBLEDHUR Media, publiku , njerëzit e politikës = një trekëndësh dinamik dhe i fuqishëm ! Por në disa raste nuk funksionon si trekëndësh ! Dhe funksionon në nivele të ndryshme , për çështje të ndryshme dhe kohë të ndryshme !

PowerPoint Presentation:

2. 1. ROLI I MASMEDIAS MBI PUBLIKUN Denis McQuail (1979) – masmedia ka ndikim të rëndësishëm tek individi , institucionet dhe tek shoqëria e kultura .

PowerPoint Presentation:

2. 1. ROLI I MASMEDIAS MBI PUBLIKUN Sipas studjuesve të ndryshëm të komunikimit funksionet e komunikimit masiv në shoqëri janë : 1. MBIKËQYRJA Rol informues Rol lajmërues

PowerPoint Presentation:

2. 1. ROLI I MASMEDIAS MBI PUBLIKUN 2. INTERPRETIMI Kontekst për informacionin Komente rreth rëndësisë dhe kuptimit të tij

PowerPoint Presentation:

2. 1. ROLI I MASMEDIAS MBI PUBLIKUN 3. SOCIALIZIMI Transmetim vlerash në shoqëri Modelim qëndrimesh apo sjelljesh

PowerPoint Presentation:

2. 1. ROLI I MASMEDIAS MBI PUBLIKUN 4. ARGËTIMI Të argëtojë publikun ose ( ta devijojë nga bota reale )

PowerPoint Presentation:

2. 2. KLASIFIKIMI I MEDIAVE-SA E ANGAZHOJNË PUBLIKUN Sipas Marshall McLuhan kemi : 1. Media e nxehtë Kërkon një shkallë të lartë të menduari nga ana e përdoruesve . Librat , revistat dhe gazetat , televizioni me emisionet debat , konkurset , kuizet , interneti me blogjet e sferës akademike .

PowerPoint Presentation:

2. 2. KLASIFIKIMI I MEDIAVE-SA E ANGAZHOJNË PUBLIKUN 1. Media e ftohtë Audienca është spektatorë pasiv , sepse të tjerë i marrin vendimet krijuese . Televizioni , radio kur transmetojnë programe argëtuese si muzikë , show, programe sportive, Interneti ( youtube )

PowerPoint Presentation:

2. 2. KLASIFIKIMI I MEDIAVE-Ç’LLOJ PUBLIKU ANGAZHON 1. Media elitare Shërben për frymëzimin e shoqërisë dhe jep kontribut në kulturë . Revistat serioze , programet televizive për art e kulturë , Interneti me faqet shkencore dhe historike .

PowerPoint Presentation:

2. 2. KLASIFIKIMI I MEDIAVE-Ç’LLOJ PUBLIKU ANGAZHON 2. Media populiste Kënaq pritmëritë bazë të tregut Gazetat sensacionale , reality shows në televizion si Big Brother, videot muzikore , telenovelat , pornografia etj .

PowerPoint Presentation:

2. 2. KLASIFIKIMI I MEDIAVE-SFERA PUBLIKE DHE MEDIA Studjuesit e kësaj fushe kanë përcaktuar tre modele të sferës publike : Modeli i publikut diskursiv . Modeli i publikut liberal. Modeli i sferës publike të ndërtuar nga media.

PowerPoint Presentation:

2. 2. KLASIFIKIMI I MEDIAVE-SFERA PUBLIKE DHE MEDIA Modeli i publikut diskursiv dhe i publikut liberal kanë disa tipare të përbashkëta : E perceptojnë sferën publike si një sistem të ndërmjetëm që lidh bazën me kreun e sistemit politik . E perceptojnë sferën publike si një sistem të ndërmjetëm që lidh aktorët privat dhe kolektiv të periferisë me institucionet politike në qendër . Masmedian si një prej kanaleve përmes të cilit interesat dhe vullneti i popullit transformohen apo shndërrohen në vendime politike .

PowerPoint Presentation:

2. 2. KLASIFIKIMI I MEDIAVE-SFERA PUBLIKE DHE MEDIA Modeli i publikut diskursiv dhe i publikut liberal dallojnë sepse në modelin liberal: Aktorët e organizuar në kolektiva , si grupet e interesit dhe partitë politike , e dominojnë sferën publike dhe japin informacion për qendrat që marrin vendimet politike . Këto grupe janë pjesë e proceseve të shndërrimit . Ata bashkojnë preferencat e ndryshme të qytetarëve të veçantë dhe përfaqësojnë interesat e tyre në arenën politike . Gjithë komunikimi dhe veprimet e të gjithë aktorëve janë të pranueshëm sa kohë që ata respektojnë aktorët e tjerë me opinione të ndryshme .

PowerPoint Presentation:

2. 2. KLASIFIKIMI I MEDIAVE-SFERA PUBLIKE DHE MEDIA NË PUBLIKUN DISKURSIV ( modeli i Habermas -it) Kërkohet që informacioni përkatës politik në sferën publike të vijë direkt nga qytetari dhe nga aktorët kolektiv të shoqërisë civile . Pret që të bëhen arsyetime mbi çështje apo pozicione të caktuara dhe aktorët që sjellin argumenta të caktuara t’u referohen argumentave respektive të aktorëve të tjerë . Diskur publik me një nivel të lartë racionaliteti , i cili është parakusht për arritjen e konsensusit për vendime politike .

PowerPoint Presentation:

2. 2. KLASIFIKIMI I MEDIAVE-SFERA PUBLIKE DHE MEDIA MODELI I SFERËS PUBLIKE TË FORMUAR NGA MEDIA DALLON SEPSE: Masmedia konsiderohet si parakusht për formimin e sferës publike .

PowerPoint Presentation:

3. MBËSHTETJA NDAJ MEDIAS DHE ROLI I SAJ NË KRIJIMIN E IMAZHIT TË MARRËDHËNIEVE Njëri prej instrumentave të fuqisë kombëtare sipas skemës DIME është informacioni . Shteti X kërkon të projektojë imazhin e tij në shtetin Y për këtë : KOMUNIKIMI STRATEGJIK DIPLOMACIA PUBLIKE OPERACIONET E INFORMIMIT ÇËSHTJET PUBLIKE Diplomacia kulturore Transmetimet ndërkombëtare

PowerPoint Presentation:

3. MBËSHTETJA NDAJ MEDIAS DHE ROLI I SAJ NË KRIJIMIN E IMAZHIT TË MARRËDHËNIEVE Publiku Qeveria Masmedia SHTETI X SHTETI Y Qeveria Publiku Masmedia

PowerPoint Presentation:

3. MBËSHTETJA NDAJ MEDIAS DHE ROLI I SAJ NË KRIJIMIN E IMAZHIT TË MARRËDHËNIEVE Në qendër të diplomacisë publike është qarkullimi ndërkombëtar i ideve dhe informacionit . Media ka rolin kryesor në qarkullimin ndërkombëtar të ideve dhe informacionit .

PowerPoint Presentation:

3. MBËSHTETJA NDAJ MEDIAS DHE ROLI I SAJ NË KRIJIMIN E IMAZHIT TË MARRËDHËNIEVE Nëse secili vend mund të arrijë që kultura dhe qytetërimi i tij të kuptohet , kjo do të nxit fuqishëm mirëkuptimin ndërkombëtar . Për këtë qeveria duhet të koordinojë përpjekjet zyrtare dhe private duke krijuar institucionet e duhura të brendshme dhe të jashtme .

PowerPoint Presentation:

3. MBËSHTETJA NDAJ MEDIAS DHE ROLI I SAJ NË KRIJIMIN E IMAZHIT TË MARRËDHËNIEVE Sot thuajse çdo shtet është i përfshirë në konkurencën për : Investimet e huaja Turizëm Eksport mallrash Këta faktorë përcaktohen duke u bazuar jo vetëm tek realiteti faktik por gjithashtu tek perceptimi që bota ka mbi imazhin e një vendi .

PowerPoint Presentation:

3. MBËSHTETJA NDAJ MEDIAS DHE ROLI I SAJ NË KRIJIMIN E IMAZHIT TË MARRËDHËNIEVE Sipas Simon Anholt - GFK Roper Nation Brands (2008) indeksi i imazhit të një vendi përcaktohet nga këto kritere : Turizmi Eksportet Populli Qeverisja Kultura dhe trashëgimia kulturore Investimet dhe imigracioni Identiteti konkurues

PowerPoint Presentation:

3. MBËSHTETJA NDAJ MEDIAS DHE ROLI I SAJ NË KRIJIMIN E IMAZHIT TË MARRËDHËNIEVE PËRFITIMET E NJË VENDI ME IMAZH TË MIRË Stabiliteti Siguria Eksportet Investimet Turizmi Kultura Më shumë stabilitet politik dhe demokraci funksionuese , më i mirë imazhi . Sa më i lartë niveli i sigurisë , aq më i mirë imazhi . Eksporte më shumë , me çmime më të larta . Më shumë turistë , çmime më të larta . Më shumë investime të huaja . Kultura ( gjuha , traditat Zakonet , filmat , librat etj .) janë më të suksesshëm jashtë .

PowerPoint Presentation:

3. MBËSHTETJA NDAJ MEDIAS DHE ROLI I SAJ NË KRIJIMIN E IMAZHIT TË MARRËDHËNIEVE Shumë prej parimeve dhe praktikave të përdorura nga qeveritë për diplomacinë publike mund të aplikohen tek korporatat dhe organizatat e ndryshme me qëllim që të angazhohet publiku . Imazhi i vendit lidhet ngushtë me imazhin e organizatave dhe korporatave të tij . Vendi mund të përfitojë nga një organizatë apo korporatë e fortë dhe organizatat apo korporatat mund të përfitojnë nga imazhi i vendit . MEDIA

PowerPoint Presentation:

3. MBËSHTETJA NDAJ MEDIAS DHE ROLI I SAJ NË KRIJIMIN E IMAZHIT TË MARRËDHËNIEVE VENDI QË PROJEKTON IMAZH Si e përçon imazhin ? 2. Me anën e mediave : TV Filmi Letërsia e përkthyer Shtypi Interneti 4. Veprimtarive kulturore e sportive. 5. Projekteve arsimore e shkencore Me anën e institucioneve shtetërore 6. Me anën e turizmit 6. Me anën e elitave intelektuale 3. Me anën e biznesit

PowerPoint Presentation:

3. MBËSHTETJA NDAJ MEDIAS DHE ROLI I SAJ NË KRIJIMIN E IMAZHIT TË MARRËDHËNIEVE MEDIA Gazetat Radio Interneti Televizioni Tel. celular

PowerPoint Presentation:

3. MBËSHTETJA NDAJ MEDIAS DHE ROLI I SAJ NË KRIJIMIN E IMAZHIT TË MARRËDHËNIEVE Menaxhim më i mirë i bashkëpunimit me median për imazhin Çështje kryesore : Shqipëria –vend me demokraci që po konsolidohet . Bashkëpunimi me BE- në , USA-n, vendet e tjera demokratike dhe organizatat ndërkombëtare ; kontributi në NATO, për sigurinë dhe paqen në rajon etj . Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme në kohën e krizës globale . Vend me resurse njerëzore dhe natyrore për investime dhe zhvillim ekonomik .

PowerPoint Presentation:

3. MBËSHTETJA NDAJ MEDIAS DHE ROLI I SAJ NË KRIJIMIN E IMAZHIT TË MARRËDHËNIEVE Menaxhim më i mirë i bashkëpunimit me median për imazhin Ndjekje e vazhdueshme e mediave ndërkombëtare dhe botim i sa më shumë materialeve mbi Shqipërinë . Një strategji e menduar mirë që përmban çështjet kryesore për mënyrën se si do të projektohet imazhi i mirë i vendit . Një matricë e qartë për audiencat të cilave do t’u drejtohemi dhe për mesazhet që do t’u përcjellim . Një plan bashkëbunimi me mediat ku të theksohen zhvillimet dhe iniciativat kryesore .

PowerPoint Presentation:

3. MBËSHTETJA NDAJ MEDIAS DHE ROLI I SAJ NË KRIJIMIN E IMAZHIT TË MARRËDHËNIEVE Menaxhim më i mirë i bashkëpunimit me median për imazhin Ndërtim dhe forcim marrëdhëniesh me opinionistët , analistët dhe akademikët të cilët kanë influencë në media dhe mund të jenë zëra të pavarur për Shqipërinë . Të ndërtohet dhe funksionojë një mekanizëm reagues i shpejtë ndaj zërave kundër vendit . Përgatitje serioze për të gjitha çështjet e ngritura nga mediat .

PowerPoint Presentation:

4. MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN, SHOQËRINË CIVILE, ORGANIZIMET E SAJ DHE MEDIA. Publiku Media Njerëzit e politikës Opinioni publik Diplomacia publike është e lidhur ngushtë me marrë - dhëniet me publikun .

PowerPoint Presentation:

4. MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN, SHOQËRINË CIVILE, ORGANIZIMET E SAJ DHE MEDIA. Diplomacia Publike ka edhe objektiva të brendshme : Qeveria kërkon që njerëzit dhe institucionet e ndryshme brenda vendit përfshi opinionistët , akademikët apo aktorë të tjerë të rëndësishëm të mbështesin synimet e politikës së jashtme . Kjo bëhet veçanërisht e rëndësishme kur janë duke u kryer negociata delikate ; në këto raste ministria e jashtme kërkon të bllokojë palën tjetër me qëllim që ajo të mos dalë fitimtare në publikun e brendshëm në favor të pozicionit të vendit që përfaqëson . Për këtë arsye egziston një qëllim sulmues dhe mbrojtës .

PowerPoint Presentation:

4. MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN, SHOQËRINË CIVILE, ORGANIZIMET E SAJ DHE MEDIA. Opinioni publik i arsimuar është një aset për qeverinë . Ajo veçanërisht kërkon që komuniteti i çështjeve të jashtme të vlerësojë politikat e saj . Komuniteti i çështjeve të jashtme ( grup amorf ) Studjuesit Diplomatë në pension Zyrtarë ushtarak në pension Zyrtarë civil në pension Media Të tjerë Të gjithë këta aktorë mund të angazhohen në veprimtaritë e linjës së dytë dhe të tretë që u drejtohen vendeve të huaja , zakonisht vendeve fqinje .

PowerPoint Presentation:

4. MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN, SHOQËRINË CIVILE, ORGANIZIMET E SAJ DHE MEDIA. Përkufizimet e Marrëdhënieve me Publikun “ Menaxhim i komunikimit midis një organizate dhe publikut të saj .” ( Grunig & Hunt, Managing public relations, 1984) “ Përdorim i komunikimit për të përshtatur marrëdhëniet midis organizatave dhe publikut të tyre.” (Carl H. Botan “International public relations: Critique and reformulation” in Public Relations Review, Vol. 18, No. 2, 1992: 149-152) “ Historikisht , pjesa dërmuese e Marrëdhënieve me Publikun ka qënë një propogandë e dobët .” (Kevin Moloney , Rethinking PR: The Spin and the Substance, 2000)

PowerPoint Presentation:

4. MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN, SHOQËRINË CIVILE, ORGANIZIMET E SAJ DHE MEDIA. Më sipër evidentuam këta aktorë : M edia : Platforma të ndryshme të medias, korporata . P ubliku : Publiku i përgjithshëm , grupet e shoqërisë civile përfshi NGO- të , forcat globale të biznesit , individët . Njerëzit e politikës : H artuesit dhe zbatuesit . Pyetje : Kush e udhëheq procesin ?

PowerPoint Presentation:

4. MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN, SHOQËRINË CIVILE, ORGANIZIMET E SAJ DHE MEDIA. Secili ka objektivat e veta në Marrëdhëniet me Publikun : Korporatat përdorin Marrëdhëniet me Publikun për të përcjellë informacion mbi produktet dhe shërbimet e tyre .

PowerPoint Presentation:

4. MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN, SHOQËRINË CIVILE, ORGANIZIMET E SAJ DHE MEDIA. Secili ka objektivat e veta në Marrëdhëniet me Publikun : 2. Politikanët i përdorin Marrëdhëniet me Publikun për të rritur numrin e votave në favorin e tyre .

PowerPoint Presentation:

4. MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN, SHOQËRINË CIVILE, ORGANIZIMET E SAJ DHE MEDIA. 3. Organizatat e shoqërisë civile i përdorin Marrëdhëniet me Publikun në mbështetje të programeve të tyre për rritjen e ndjeshmëisë qytetare dhe reagimit të tyre për kauzat që ato luftojnë ; të programeve për rgrumbullim fondesh , për rritjen e hapsirave për shërbimet e tyre dhe për rekrutim punonjësish .

PowerPoint Presentation:

4. MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN, SHOQËRINË CIVILE, ORGANIZIMET E SAJ DHE MEDIA. 4. Një shoqëri moderne demokratike nuk mund të egzistojë pa komunikimin mediatik i cili është : a. I pranishëm në çdo hap të jetës dhe tek i cili kemi akses lehtësisht në kohët e sotme . b. Pasqyron natyrën pluraliste të kësaj shoqërie dhe nuk dominohet nga një pikëpamje e vetme apo kontrollohet nga një grup interesi . c. Të jap informacionin e nevojshëm për qytetarët që ata të bëjnë zgjedhjet e tyre në jetë dhe për komunitetet ku jetojnë mbi bazën e këtij informacioni . d. Të sigurojë mjetet me anën e të cilave të kryhet debati publik i cili është thelbi i një shoqërie demokratike .

PowerPoint Presentation:

4. MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN, SHOQËRINË CIVILE, ORGANIZIMET E SAJ DHE MEDIA. Situata e përshkruar një slide më parë për marrëdhëniet midis medias dhe shoqërisë në një shoqëri demokratike është ideale . Realiteti politik dhe ekonomik në një shoqëri moderne tregon se marrja e një informacioni ‘ vërtet objektiv ’ është një utopi . Këto probleme janë globale , përfshi edhe ato vende që mbahen si modele për vendet e tjera .

PowerPoint Presentation:

4. MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN, SHOQËRINË CIVILE, ORGANIZIMET E SAJ DHE MEDIA. Politika drejton lëvizjen dhe funksionimin e të gjitha aspekteve në shoqërinë moderne . Ushqimi i politikës është informacioni , pa të cilin ajo do të kishte disavantazhe të mëdha .

PowerPoint Presentation:

4. MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN, SHOQËRINË CIVILE, ORGANIZIMET E SAJ DHE MEDIA. Shpesh ka keqinterpretime për mediat dhe Marrëdhëniet me Publikun . MP shihen si një degëzim i medias. Sipas profesorëve David Dozier dhe William Ehling (2009), media fokusohet te opinioni i gjerë publik . MEDIA a. I ofron informacione e lajme të ndryshme b. Procesi i komunikimit shihet si një qëllim në vetvete . Mediat përballen me audienca masive .

PowerPoint Presentation:

4. MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN, SHOQËRINË CIVILE, ORGANIZIMET E SAJ DHE MEDIA. Marrëdhëniet me Publikun I ofrojnë publikut një sërë të dhënash përmes të cilave synojnë të influencojnë mbi qasjen apo sjelljen e tij . Njerëzit e MP janë të interesuar ndaj audiencave të segmentuara . Tradicionalisht MP kanë tendencën ta zbukurojnë një realitet të cakltuar . MP argumentojnë nevojën e planeve apo politikave të reja . MP synojnë të shtensionojnë situatat , marrëdhëniet mes individëve apo grupeve . Në bashkëpunim me mediat , MP ndikojnë në unifikimin e mendimeve e veprimeve dhe në krijimin e të ashtuquajturës hapsirë publike

PowerPoint Presentation:

4. MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN, SHOQËRINË CIVILE, ORGANIZIMET E SAJ DHE MEDIA. Shtrohet pyetja : Kush po mbisundon , media apo MP? Skema klasike e “ lajmit të pastër ” po thyhet . Shkrimi mediatik po shndërrohet në një përzierje informacioni , përshkrimi e intervistimi bashkë . Historitë e prezantuara në shtyp apo programet e ndryshme televizive përmbajnë sot një sërë elementesh tipikë të reklamës , MP apo marketingut . Ka një lloj simbioze mes dy aktiviteteve (medias dhe MP). Materialet mediatike , krejt ndryshe nga stili i raportimit të fakteve që flasin vetë , po përvetësojnë teknikën e MP “ të zbehin disa fakte dhe të theksojnë të tjera ”

PowerPoint Presentation:

4. MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN, SHOQËRINË CIVILE, ORGANIZIMET E SAJ DHE MEDIA. Në sfondin shqiptar , ashtu sikurse në një pjesë të madhe të botës , po vihet re dukuria e përhapur e rritjes së shpejtë të hapësirës së MP. MP po kontrollojnë tashmë gjerësisht si temat , po ashtu edhe planin e publikimit të mediave . Mbizotërimi i MP mbi median ul kredibilitetin e së dytës në publik , zbeh aftësinë profesionale të saj duke prishur balancat e kontrollit në një shoqëri demokratike . Të përfituarit me mjete jo legale për të influencuar gazetarët mund të jetë fatale për punonjësit e MP. Evidentimi i “ blerjes ” së mediumit , redaktorit përgjegjës apo reporterit trondit kredibilitetin e opinionit publik ndaj tyre .

PowerPoint Presentation:

4. MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN, SHOQËRINË CIVILE, ORGANIZIMET E SAJ DHE MEDIA. ILAÇI? Bashkëpunim , jo vartësi Rregullim ligjor Rritje e profesionalizmit në të dy krahët

PowerPoint Presentation:

PYETJE? FALEMINDERIT!

PowerPoint Presentation:

LITERATURA Anthony Giddens : : Sociologjia . Libra për një shoqëri të hapur ”, Pjesa III. Stefan Broz: “DD Ajzenhauer ”. H. Kisinger : “ Diplomacia ”. Karl Dojç : “ Analizë e marrëdhënieve ndërkombëtare ’, kapitulli 3,4,5. Arben Puto : “E Drejta Ndërkombëtare Publike ”, kap . V, VI. Teoritë e marrëdhënieve ndërkombëtare ”, botim i IMN. G.R. Berridge : “ Diplomacia . Teoria dhe Praktika ”, botim i IMN.

PowerPoint Presentation:

LITERATURA 8. J. Zenuni , “ Komunikimi Ndërkombëtar ”, Kap . II dhe III. 9. Joseph R. Dominick “ Dinamikat e Komunikimit Masiv ( përkthyer në shqip nga Bashkim Gjergji dhe Rrapo Zguri ) dhe botuar nga UET-Press, 2012. 10. Bashkim Gjergji , “Media në udhëkryqin e informimit dhe MP”, EJO (European Journalism Observatory), Nëntor 2011, al.ejo-online.eu

PowerPoint Presentation:

TEMA PËR DISKUTIM NË SEMINAR Media-’ lajmësi ’ në komunikimin ndërkombëtar . “Media është mesazhi ”- Përse ? Statusi i medias në etapat e ndryshme të zhvillimit të shoqërisë . Karakteristikat e komunikimit në epokën e informacionit . Media si aktor kryesor në shoqëri-modelet e marrëdhënieve media, publik , politikë . Roli i masmedias mbi publikun-klasifikimi i mediave . Roli i medias në krijimin e imazhit të një vendi . Kriteret e përcaktimit të imazhit të një vendi . Si projektohet imazhi i një vendi ? Media si aktor i rëndësishëm në marrëdhënie me shoqërinë civile dhe politikën . Raporti Media- Marrëdhënie me publikun .

PowerPoint Presentation:

Çështje që mund të trajtohen si tema kursi Kanalet e komunikimit ndërkombëtar . Komunikimi ndërkombëtar në epokën e shoqërisë industriale . Veçoritë e komunikimit ndërkombëtar të masmediatizuar . Komunikimi ndërkombëtar gjatë Luftës së Ftohtë . Tiparet e komunikimit ndërkombëtar në epokën e informacionit . Roli i medias në në komunikimin ndërkombëtar . Rregullim apo liberalizim të tregut mediatik ndërkombëtar . Risi dhe probleme . “ Pushteti i Butë ” dhe media ndërkombëtare . Diplomacia publike si pjesë e komunikimit strategjik . Njashmëri dhe dallime midis diplomacisë tradicionale dha diplomacisë publike . Parimet e komunikimit strategjik . Masmedia apo media masive . Diplomacia kulturore dhe roli i saj në komunikimin ndërkombëtar .

PowerPoint Presentation:

Çështje që mund të trajtohen si tema kursi 14. Diplomacia publike dhe propoganda . 15. Raporti midis diplomacisë publike dhe Marrëdhënieve me Publikun . 16. Roli i organizatave ndërkombëtare në komunikimin ndërkombëtar . 17. Diplomacia publike e organizatave ndërkombëtare . 18. Veçori e probleme të diplomacisë publike të BE- së . 19. Sfera publike dhe roli i saj në realizimin e diplomacisë publike . 20. Natyra e komunikimit në diplomacinë publike dhe diplomacinë kulturore . 21. Informacioni si instrument i fuqisë kombëtare . 22. Modelet e marrëdhënieve media- publik - politikë . 23. Roli i medias në projektimin e imazhit të një vendi . 24. Media si aktor i rëndësishëm në marrëdhëniet me shoqërinë civile dhe politikën . 25. Diplomacia publike shqiptare , risi dhe probleme . 26. Risitë e ushtrimit të diplomacisë publike në kohën e Web 2. 27. Dinamikat e diplomacisë publike mbas Luftës së Ftohtë .