Leksioni 1, komunikimi ndërkombëtar

Views:
 
Category: Education
     
 

Presentation Description

Lecture on international communication and public diplomacy

Comments

Presentation Transcript

PowerPoint Presentation:

PËRSHËNDETJE! ÇFARË KUPTONI ME KËTË FOTOGRAFI?

:

LEKSIONI 1 Doc. Jaup Zenuni Akademia e Mbrojtjes “Spiro Moisiu ” KOMUNIKIMI NDËRKOMBËTAR, KANALET E KOMUNIKIMIT, MEDIA DHE ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE

1. Komunikimi ndërkombëtar-Diplomacia publike:

1. Komunikimi ndërkombëtar-Diplomacia publike George Grebner , përcakton tre degë kryesore të studimit të komunikimit : Semiotika . Dega e efekteve mediatike . Prodhimi i mesazhit . Komunikimi ndërkombëtar si disiplinë i përket kësaj dege të studimeve mbi komunikimin .

PowerPoint Presentation:

Komunikimi ndërkombëtar “ Forca kryesore e pushtetit aktualisht është pushteti i komunikimit ”- Castells , 2009.

PowerPoint Presentation:

KOMUNIKIMI NDËRKOMBËTAR-PËRKUFIZIMI Në lidhje me përkufizimin e komunikimit ndërkombëtar ka qasje të ndryshme që lidhen me etapat historike dhe fushat e veprimtarisë njerëzore . Komunikimi që realizohet me aktorë jashtë kufijve gjeografik të një shteti-qasje vetëm gjeografike . Komunikimi Ndërkombëtar (KM) është komunikimi shumëplanësh midis dy apo më shumë vendesh që realizohet me anën e mjeteve të masmedias , (William B. Gudykunst & Bella Mody ). Komunikimi Ndërkombëtar kryhet në nivel societal dhe ndryshon nga komunikimi ndërpersonal .

PowerPoint Presentation:

KOMUNIKIMI NDËRKOMBËTAR-PËRKUFIZIMI 4. Disa vënë shenjën e barazimit midis ‘ komunikimit ndërkombëtar ’ dhe ‘ komunikimit global’. Mowlana (1997) propozon që të bëhet kalimi nga këndvështrimi ‘ komunikim ndërkombëtar ’ tek vizioni mbi ‘ komunikimin global ’ me qëllim që të reflektohet e gjithë gama e komunikimit midis shteteve , institucioneve , grupeve dhe individëve përmes kufijëve shtetërorë dhe kulturor .

PowerPoint Presentation:

5. Procesi i komunikimit në hapsirë dhe kohë i aktorëve globalë dhe rajonalë nëpërmjet kanaleve , strategjive , taktikave dhe mjeteve të ndryshme për t’u përballur me rreziqe e sfida të përbashkëta në një shoqëri e rend botëror ku globalizmi është prirje e pashmangshme . KOMUNIKIMI NDËRKOMBËTAR-PËRKUFIZIMI

PowerPoint Presentation:

KOMUNIKIMI NDËRKOMBËTAR- KANALET KLASIFIKIMI I KANALEVE Tourish & Hargie bëjnë dallimin midis kanalit dhe medias A. Kanali -term që përmbledh edhe median edhe mjetet që përdoren për të përcjellë një mesazh . B. ‘ Mjetet ’ e komunikimit do të përfshinin komunikimin ballë për ballë , me telefon , me mesazhe të shkruara ( faks , e-mail, snail mail, newsletter), me audio dhe video.

PowerPoint Presentation:

Hrebiniak & Joyce dhe Hämäläinen & Maula i ndajnë kanalet e komunikimit në dy grupe : Ata që realizojnë komunikimin ballë për ballë . Ata që realizojnë komunikimin e mediatizuar . Sipas tyre , media e komunikimit nuk e përfshin komunikimin ballë për ballë , kurse kanalet e komunikimit e përfshijnë . KOMUNIKIMI NDËRKOMBËTAR- KANALET

PowerPoint Presentation:

Tjetër klasifikim : A. Kanale tradicionale – mbizotërues komunikimi ballë për ballë B. Kanale kontemporane – mbizotërues komunikimi i mediatizuar . Zhvillimet e vrullshme teknologjike në fushën e komunikimit kanë sjellë ndryshime të thella sasiore dhe cilësore edhe në kanalet e komunikimit ndërkombëtar apo global. KOMUNIKIMI NDËRKOMBËTAR- KANALET

PowerPoint Presentation:

2. MASMEDIA NË KOMUNIKIMIN NDËRKOMBËTAR Në kuptim të gjërë , mjet që mundëson realizimin e komunikimit . Mund të jetë ndërpersonale dhe midis dy personave ( të folurit , shkrimi , gjestet ). Mund të jetë teknike / me shkallë më të gjërë . Në mënyrë specifike , një zhvillim teknologjik që zgjeron kanalin dhe rrit shpejtësinë e komunikimit mes grupeve të mëdha të njerëzve . PËRKUFIZIMI I MEDIAS

PowerPoint Presentation:

2. MASMEDIA NË KOMUNIKIMIN NDËRKOMBËTAR Komunikim nga një person, grup apo institucion përmes një sistemi apo mediumi transmetimi tek një audiencë e gjërë . Nga një ose disa individë apo pika tek shumë individë apo pika . Nënkupton konceptin e gardianit : si kontrollues i transmetimit /I hartimit të mesazhit . Nënkupton konceptin e efektivitetit dhe rendimentit : a po arrin dërgimi i mesazhit atë që synohet ? KOMUNIKIMI MASIV

PowerPoint Presentation:

2. MASMEDIA NË KOMUNIKIMIN NDËRKOMBËTAR Mediat e komunikimit masiv Të shkruara Gazetat Revistat Librat Që dëgjohen Radio Musika / Tingulli i regjistruar Vizuale Filmi TV- ja Videogamet Dixhitale Interneti

PowerPoint Presentation:

2. MASMEDIA NË KOMUNIKIMIN NDËRKOMBËTAR Transformimi i Masmedias Shpikja e kompjuterave solli kalimin në komunikimin P2P, ose jo vetëm vertikal por edhe horizontal, kemi komunikim të dixhitalizuar . Interneti Nga një pikë në një pikë , … nga shumë pika në shumë pika —thuajse pafund Lindi dhe po rritet media e transanksioneve . Po shfaqet një epokë Vestfaliane e kufijëve të hapsirës virtuale .

PowerPoint Presentation:

2. MASMEDIA NË KOMUNIKIMIN NDËRKOMBËTAR Shtatë tendencat e komunikimit sot Ngjeshje në kohë dhe hapsirë Mbulohen hapsira territoriale gjithnjë e më të mëdha : rrjete që shkrihen për t’u bashkuar me rrjete më të mëdha (www). Akses pakufi në telefona celularë dhe mjetet wireless : i kudo ndodhur Komunikimi ndërkombëtar virtualisht me një klik . 2. Komodifikimi Shtrirje e sipërmarrjeve jo publike dhe private, penetrim i marketingut në media. Shtrirje e gjërë e ideologjisë së konsumit /e “ sovranitetit ” të konsumatorit .

PowerPoint Presentation:

2. MASMEDIA NË KOMUNIKIMIN NDËRKOMBËTAR 3. Derregullimi , koncentrimi dhe konglomeratet Tërheqje e sektorit publik , më pak rregullim të tregut mediatik , më shumë rol të ligjeve të tregut . Mbizotëron tendenca e bashkimit të medias me degë të tjera të biznesit duke krijuar oligopole . Krijimi i grupeve multimediatike . 4. Globalizimi : Rritje të tregut ndërkombëtar të produkteve kulturore , fuqizimi I 6 apo 8 kompanive kryesore që dominojnë tregjet dhe të trusteve . AOL Time Warner;Disney;Vivendi , Viacom, Sony, News, Bertelesmann .

PowerPoint Presentation:

2. MASMEDIA NË KOMUNIKIMIN NDËRKOMBËTAR 5. Dixhitalizim dhe konvergjencë Konvertimin e figurës me zë dhe tekst në formate të lexueshme kompjuterike duke I paraqitur ato si një zinxhir zerosh dhe njëshash . Tani serverat e telekomunikacionit I gjejmë në TV satelotor dhe kabllor . Dixhitalizimi krijon mundësi për prodhimin , qarkullimin , manipulimin , ripordorimin apo ruajtjen e informacionit në nivel të paparë . 6. Specializimi ( si pjesë e “ demasifikimit ”) Komunikim përmes transmetimeve për audienca të ngushta apo për interesa të caktuara , duke ngushtuar hapsirat e TV- ve për interesa të përgjithshme . 7. Personalizimi Është shfaqur “ hiperegoja ’, “ prosumeri ” që jo vetëm konsumon produktet e medias por është prodhues i mesazheve .

PowerPoint Presentation:

KOMUNIKIMI NDËRKOMBËTAR- KANALET Tehranian (1996)- sot kanalet e mediave janë kthyer ose po kthehen në sisteme që prekin thuajse çdo kënd të globit me mesazhet që përcjellin . Më parë , sistemet e mediave ishin kryesisht kombëtare , por në këto vitet e fundit po lind tregu global i mediave komerciale .

PowerPoint Presentation:

KOMUNIKIMI NDËRKOMBËTAR- KANALET Kjo oligopoli globale , sipas Robert McChesney -it (2001) ka dy anë të spikatura dhe të lidhura me njëra-tjetrën : Së pari , ajo shpreh qartë se firmat dominuese , gati po shtrihen në të gjithë planetin me shpejtësi marramendëse . Qëllimi është që të rriten fitimet potenciale të kapitalit jashtë . Së dyti , konvergjenca dhe konsolidimi janë në rend të ditës . Industri të caktuara mediash po bëhen gjithnjë e më të koncentruara dhe lojtarët dominues në secilën industri mediash gjithnjë e më tepër po bëhen ndihmës të konglomerateve shumë të mëdha të mediave globale .

PowerPoint Presentation:

KOMUNIKIMI NDËRKOMBËTAR- KANALET Politikisht , komunikimi global po ‘ minon ’ kufijtë tradicional dhe sovrantitetin e shteteve . Nga pikëpamja kulturore , modelet e reja të komunikimit global po krijojnë një kulturë globale të llojit pop e ‘ kolonizuar nga Koka -Kola’, që jepet pas komoditetit dhe që mbështetet nga industria e reklamës dhe argëtimit . Komunikimi global po fuqizon grupet dhe zërat që deri tani ishin harruar në komunikimin ndërkombëtar . Kanalet e tij janë bërë kështu arena të kontestimit të kufijëve të rinj ekonomik , politik dhe kulturor .

PowerPoint Presentation:

KOMUNIKIMI NDËRKOMBËTAR-LIDHJA ME DIPLOMACINË PUBLIKE “EKZISTOJNË DY MJETE TË FUQISHME NË BOTË, SHPATA DHE MENDJA. JETA TREGON SE NË PERSPEKTIVË MENDJA TRIUMFON MBI SHPATËN.” Napolon Bonaparti ( në Stacy Michelle Glassgold , 2004)

PowerPoint Presentation:

INSTRUMENTET E FUQISË KOMBËTARE (SKEMA DIME ) Diplomatike Ekonomike Ushtarake Fuqia e informacionit (‘I Fortë ’ dhe i ‘ Butë ’) Objektivat e Politikës Kombëtare

PowerPoint Presentation:

Dimensioni i Informacionit : ‘ Hapsira ’ globale e informacionit ( ose fushëbeteja e informacionit ) Tiparet : Propaganda vs kundër propagandës Pushtet i butë vs Pushtet i butë Diplomaci publike dhe diplomaci kulturore Transmetimet ndërkombëtare Menaxhimi i lajmeve Shkëmbimet arsimore dhe kulturore

Komponentët zyrtarë të ‘informimit’:

Komponentët zyrtarë të ‘ informimit ’ Tiparet : Propaganda vs kundër propagandës Pushteti i fortë vs Pushteti i butë Diplomacia publike dhe diplomacia kulturore Transmetimet kombëtare dhe ndërkombëtare Menaxhimi i lajmeve brenda dhe jashtë vendit Shkëmbimet arsimore dhe kulturore

PowerPoint Presentation:

Mjedisi perceptues dhe informues : A përbën ai një betejë globale për të fituar ‘ mendjet dhe zemrat ’? Masmedia Informacioni zyrtar Përvoja personale Thashethemet , Dizinformacioni , Kundër propaganda Dritarja jonë për të parë botën dhe pamjet që krijojmë në mend je

PowerPoint Presentation:

PARIMET E PËRGJITHSHME TË KOMUNIKIMIT 1. Mesazh i qartë 2. Objektiva të caktuara 3. Kupto marrësin 4. Konsistent - në përputhje me planet, politikat , programet dhe parimet e organizatës 5. Mesazh i plotë-ndryshe krijohen keqkuptime 6. Prit reagimin -komunikimi është proces me dy kahe . 7. Parimi i kohës - jepe mesazhin në kohën e duhur , jepi kohë marrësit të përpunojë përgjigjen .

PowerPoint Presentation:

KOMUNIKIMI NDËRKOMBËTAR-LIDHJA ME DIPLOMACINË PUBLIKE Diplomacia Publike nga këndvështrimi i komunikimit është pjesë e komunikimit strategjik : Shteti që e përdor ka një strategji të caktuar . Në funksion të kësaj strategjie DP përdoret si mjet efektiv për të fituar ‘ mendjet dhe zemrat ’.

PowerPoint Presentation:

PARIMET E KOMUNIKIMIT STRATEGJIK Udhëhiqet nga drejtuesit 2. I besueshëm- të synojë të vërtetën dhe fitojë respekt . 3. Të kuptuarit- Të kuptosh thellë të tjerët . 4. Të mbështetet në dialog d ialog - shkëmbim idesh në shumë plane. 5. Përçues- çdo veprim përçon një mesazh . 6 . Unitet në përpjekje- përpjekje të integruara dhe koordinuara . 7. I bazuar në rezultate- të lidhet me synimet që kemi . 8. Reagues- audiencë , mesazh , kohë dhe vend i duhur . 9. I vazhdueshëm- analizë , planifikim , zbatim , vlerësim .

PowerPoint Presentation:

DIPLOMACIA PUBLIKE Diplomacia kulturore Transmetimet ndërkombëtare OPERACIONET E INFORMIMIT ÇËSHTJET PUBLIKE KOMUNIKIMI STRATEGJIK KOMUNIKIMI STRATEGJIK-TERM ‘OMBRELLË’

PowerPoint Presentation:

DIPLOMACIA PUBLIKE & KULTURORE DIPLOMACIA PUBLIKE MARRËDHËNIET KULTURORE/ DIPLOMACIA KULTURORE Transmetimet ndërkombëtare OPERACIONET PSIKOLOGJIKE ( Afatgjatë ; Audienca kryesore janë elitat ) ( Afatshkurtra )

PowerPoint Presentation:

DIPLOMACIA PUBLIKE ‘ Fuqia e butë ’ DIPLOMACIA KULTURORE TRANSMETIMET NDËRKOMBËTARE Afatgjatë ; Audienca kryesore janë elitat Afatshkurtra ; Komunikim masiv (radio, TV, internet) Reciprok (me dy kahe ) I ndërsjelltë Zhvillim i besimit dhe mirëkuptimit të ndërsjelltë . Bisedim DHE dëgjim ‘ Të na njohësh do të thotë të na dashurosh ’. Me një kah ( Nga një pikë në shumë ) Kundër-propogandë me “ lajme ’ dhe fakte . Duhet të jetë i shpejtë ( por jo në kohë reale ) dhe i BESUESHËM ‘E vërteta është propoganda më e mirë ’

PowerPoint Presentation:

DIPLOMACIA PUBLIKE ‘ Fuqia e Butë ’ DIPLOMACIA KULTURORE TRANSMETIMET NDËRKOMBËTARE Afatgjatë ; Arsimi Afatshkurtër ; Lajme & Pikëpamje Këshilli Britanik Aleanca Franceze Shoqëria Dante Aligeri Instituti Gëte Fondacioni Carnegie Instituti Konfuci Shërbimi Botëror i BBC- së Radio France International RAI International Deutsche Welle Zëri i Amerikës Radio Ndërkombëtare e Kinës

PowerPoint Presentation:

DIPLOMACIA PUBLIKE-PËRKUFIZIMI DP ‘ merret me ndikimin mbi qëndrimet e publikut ndaj formimit dhe zbatimit të politikave të jashtme . Ajo përfshin dimensionet e marrëdhënieve ndërkombëtare tej diplomacisë tradicionale ; me kultivimin e opinionit publik në vende të tjera nga ana e qeverive ; me ndërveprimin midis grupeve dhe interesave private në një shtet të caktuar me ato të një shteti tjetër ; me raportimin për çështjet e huaja dhe impaktin e tij mbi politikën ; me komunikimin midis atyre që merren me komunikimin , si ai midis diplomatëve dhe korespondetëve të huaj ; dhe me proceset e komunikimit ndërkulturor ’.

PowerPoint Presentation:

DIPLOMACIA PUBLIKE VS. DIPLOMACIA TRADICIONALE Diplomacia publike Ministria e Jashtme e shtetit X ( koordinatore ) Sfera private Sfera e Autoritetit Publik Sfera publike Diplomacia tradicionale MPJ dhe disa aktorë shtetërorë Sfera private Sfera e Autoritetit Publik Sfera publike Organizatat e shoqërisë civile Aktorë joqeveritarë Elita ( artistë , shkrimtarë , sportistë etj .) Elita qeveritare

PowerPoint Presentation:

Diplomacia tradicionale Përkundrejt Diplomacia publike Shteti Vs. Pushtet i opinionit publik Shtërngim Vs. Tërheqje Imponim Vs. Bindje Ideologji Vs. Preferencë dhe perceptime Fshehtësi Vs. Besueshmëri Lojë fuqie Vs. Përfitime reciproke Vetshërbim Vs. Partneritete & Rrjete Drejtim Vs. Lehtësim Fitim / humbje luftrash / betejash politike Vs. Fitim / fitim për vlera , stabilitet DIPLOMACIA PUBLIKE VS. DIPLOMACIA TRADICIONALE

DIPLOMACIA PUBLIKE VS. DIPLOMACIA TRADICIONALE:

Diplomacia tradicionale Elita qeverisëse me elitën qeverisëse të shtetit tjetër . Shërbime civile prej profesionistësh . Fshehtësia justifikohet për të mos vënë alarm aleancat diplomatike të rivalëve apo kundërshtarëve . Më pak e ekspozuar ndaj kritikave të publikut ‘ Diplomacia sekrete shpie në luftë ’. Diplomacia publike Qeveri-publik i huaj ( elitë vs. masë ) Ekspertë të medias profesioniste . Publiciteti justifikohet sepse flitet për përgjegjësi demokratike / qeveri të hapur E hapur ndaj filtrit të publikut , prandaj është e detyruar të thotë të vërtetën . DP ‘ shpie në paqe dhe mirëkuptim më të madh ’. DIPLOMACIA PUBLIKE VS. DIPLOMACIA TRADICIONALE

NATYRA E KOMUNIKIMIT NË DP DHE DK:

NATYRA E KOMUNIKIMIT NË DP DHE DK Afatgjatë = shkëmbime arsimore dhe kulturore , vendosje dhe ruajtje e besueshmërisë dhe besimit të ndërsjelltë . Afatshkurtër = përhapje të informacionit të besueshëm përmes gjithë mediave ( sidomos përmes transmetimeve ). E bazuar në lajme ( Çështjet Publike / Informimi i Publikut / Operacionet Mediatike ) për audiencat brenda vendit . Diplomacia Publike është ( zakonisht ) për audiencat jashtë kufijëve . Por a ka sot vijë ndarëse midis audiencës së brendshme ? Çfarë ka sjellë teknologjia ?

PowerPoint Presentation:

DIPLOMACIA PUBLIKE MARRËDHËNIET KULTURORE TRANSMETIMET NDËRKOMBËTARE OPERACIONET PSIKOLOGJIKE ( Afatgjata ; Audienca e synuar është kryesisht elita ) ( Afatshkurtra ) NATYRA E KOMUNIKIMIT NË DP DHE DK

A kemi këtu një vijë ndarëse?:

A kemi këtu një vijë ndarëse ? Çfarë është kjo ‘ propagandë ’ apo ‘ bindje ’? Varet se ç’pozicion merr ! Propaganda zakonisht e shfrytëzon burimin . DP/DK bazohen tek mirëkuptimi dhe interesat e ndërsjellta për të qënë të dobishme ….. por për kë ? Lajme apo Opinione ? ( ku është vija ndarëse ?)

PowerPoint Presentation:

Imazhi i medias kombëtare vs Imazhit Zyrtar Kombëtar

PowerPoint Presentation:

Imazhi i medias kombëtare vs Imazhit Zyrtar Kombëtar

PowerPoint Presentation:

KOMUNIKIMI NDËRKOMBËTAR- ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE Organizatat ndërkombëtare-zëra të fuqishëm të komunikimit ndërkombëtar për : a. Komunikimin politik b. Komunikimin diplomatik c. Komunikimin arsimor , shkencor e kulturor d. Komunikimin ekonomik etj . Egzistojnë mbi 250 Organizata Ndërkombëtare Ndërqeveritare dhe mbi 40 000 organizata jo qeveritare me shtrirje ndërkombëtare pa përfshirë ato në nivel kombëtar .

PowerPoint Presentation:

KOMUNIKIMI NDËRKOMBËTAR- ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE Llojet e organizatave ndërkombëtare : Sipas antarësisë : Shtetet : Organizatat ndërqeveritare ( IGOs ) Në nivel global (OKB, FMN) Në nivel rajonal (NAFTA- Marrëveshja për Tregtinë e Lirë në Amerikën e Veriut , BE- ja , NATO, Unioni Afrikan , ASEAN etj Investitorët : Korporatat transnacionale ( TNCs ) Individët : Organizatat e shoqërisë civile ( CSOs ) Të ligjshme Të paligjshme ( grupet terroriste , strukturat e krimit të organizuar ).

PowerPoint Presentation:

KOMUNIKIMI NDËRKOMBËTAR- ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE Klasifikimi i Organizatave Ndërkombëtare sipas veprimtarisë : Të fushës së sigurisë ndërkombëtare (p.sh. OSBE) Të tregtisë dhe investimeve (OBT) Të zhvillimit ekonomik (OECD) Të të drejtave të njeriut (Human Rights Watch) Të problemeve sociale Të mbrojtjes së mjedisit (Green Peace) Të axhendave politike ( Instituti Republikan Amerikan ) Të tjera UNIVERSALE ( të gjitha ato që u përmendën më sipër ) – sistemi i OKB- së

PowerPoint Presentation:

KOMUNIKIMI NDËRKOMBËTAR- ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE Diplomacia Publike & Diplomacia Kulturore Organizatat e shoqërisë civile ( CSOs ) ( organizatat e ligjshme ) Korporatat transnacionale ( TNCs ) DP ndërtohet nëpërmjet komunikimit me Organizatat e Shoqërisë Civile në përputhje me fushën e veprimit të tyre dhe me Korporatat Transnacionale sipas fushës së biznesit së tyre . ?

PowerPoint Presentation:

? KOMUNIKIMI NDËRKOMBËTAR PYETJE FALEMINDERIT!

PowerPoint Presentation:

KOMUNIKIMI NDËRKOMBËTAR LITERATURA Në gjuhën shqipe : J. Zenuni “ Komunikimi Ndërkombëtar ”, Extra Botime , 2011. Denis Mari, “ Teoria funksionaliste e komunikimit masiv ”, http://gazetaria2ufo.files.wordpress.com 3. Shaban Murati “ Diplomacia publike dhe globalizmi rajonal ”, Gazeta Shqiptare 24 Maj 2012. Alban Bala “ Diplomacia Publike dhe Konsesusi Strategjik ”, http://www.albpr.org Fuga , A., “ Çfarë ka përtej mediave ?”, Dhjetor 2010, www.albeu.com

PowerPoint Presentation:

Në gjuhën shqipe : 6. Igli Hakram & Erjon Zoto “ Ekonomiksi i shoqërisë së informacionit ”, 2009, fq.11-31, http://epoka.academia.edu 7. Isa Avdullai “ Aspekti politik i globalizmit ”, 2009, www.search-results.com 8. Joseph R. Dominick “ Dinamikat e Komunikimit Masiv ” ( përkthyer në shqip nga Bashkim Gjergji dhe Rrapo Zguri ) dhe botuar nga UET-Press, 2012. 9. Ilir Kalemaj “ Masmedia dhe sfidat postmoderne ”, gazeta “Panorama”, 20 Janar 2012. KOMUNIKIMI NDËRKOMBËTAR LITERATURA

PowerPoint Presentation:

Anglisht Thussu , D.K. 2000 . International communication: continuity and change. London: Arnold. 2. Mowlana , H. 1996. Global communication in transition: the end of diversity? Thousand Oaks, CA: Sage. 3. Mowlana , H. 1997. Global information and world communication: new frontiers in international relations . Thousand Oaks, CA: Sage. 4. Hamelink C.J. 1994. Trends in world communication – on disempowerment and self-empowerment . Penang: Southbound. 5. Bloem , J., Doorn van Divestani , S., “Me the Media: Rise of the Conversation Society”, VINT (Vision, Inspiration, Navigation, Trends), Research Institute of Sogeti , 2009. KOMUNIKIMI NDËRKOMBËTAR LITERATURA

PowerPoint Presentation:

KOMUNIKIMI NDËRKOMBËTAR LITERATURA 6. Päivi Blom , “Choosing channels while acting as a channel”, Aalto University, School of Economics, Spring 2010. 7. Thierry Vissol , “International and Pan-European New Channels: An Overview”, De Boech Université / Reflets et perspectives de la vie économique , 2005/4-Tome XLIV. Manuel Castells , “Communication, Power and Counter-Power in the Network Society”, Annanberg School for Communications, University of California, International Journal of Communication No.1, 2007.

PowerPoint Presentation:

9. Marc Raboy , “Media and Democratization in the Information Society”, in in: S. O'Siochru and B. Girard (Eds.), Communicating in the Information Society, Geneva 2003. 10. Melissen , J. “Wielding Soft Power: The New Public Diplomacy”, Netherlands Institute of International Relations Clingendal , Clingendal Diplomacy Papers N0. 2, 2005. Snow, N & Taylor, M. P, “Handbook of Public Diplomacy”, Routledge , 270 Madison Avenue, New York NY 10016, 2009. Murphy, M. D., “Strategic Communication: Wielding the information element of power”, The U.S Army College Guide to National Security Issues, Vol. 1, “Theory of War and Strategy”, 2011. KOMUNIKIMI NDËRKOMBËTAR LITERATURA

PowerPoint Presentation:

KOMUNIKIMI NDËRKOMBËTAR LITERATURA 13. Jowett, G. & O’Donnell, V. 1999. Propaganda and Persuasion. 3rd ed. Sage, London. 14. Nye, J.S. “The Paradox of American Power-why the world’s only superpower can’t go it alone”, Oxford University Press: Oxford, 2002. 15. Cummings, C. M. Jr , “Cultural Diplomacy and United States Government”, A Survey, Washington, D.C: Center for Arts and Culture, 2003, 1 in U.S. Department of State, cultural diplomacy the Linchpin of Public Diplomacy, Report of the Advisory Committee on cultural diplomacy, September 2005.

PowerPoint Presentation:

TEMA PËR DISKUTIM NË SEMINAR Nga komunikimi ndërkufitar tek komunikimi global. Klasifikimi i kanaleve të komunikimit ndërkombëtar . Masmedia dhe roli i saj në komunikimin ndërkombëtar . Veçoritë e komunikimit ndërkombëtar në epokën e shoqërisë së informacionit . Masmedia apo media masive . Diplomacia publike si pjesë e komunikimit strategjik . Parimet e komunikimit strategjik . Dallimet midis komunikimit në diplomacinë tradicionale me atë në diplomacinë publike . Diplomacia publike dhe ‘ pushteti i butë ”. Objektivat e komunikimit në diplomacinë publike . Diplomacia kulturore .

PowerPoint Presentation:

TEMA PËR DISKUTIM NË SEMINAR 12. Programet e shkëmbimeve kulturore , arsimore e sportive si pjesë e diplomacisë kulturore . 13. Organizatat ndërkombëtare , klasifikimi i tyre . 14. Organizatat ndërkombëtare-roli i tyre në komunikimin ndërkombëtar .

PowerPoint Presentation:

SI TË KOMUNIKOJMË BASHKË? Mund të komunikojmë me: Kontakt të drejtëpërdrejtë në adresën : Qendra e Gjuhëve të Huaja b. Kontakti online : ja12ze@yahoo.com